E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë: Makina rrëzon pemën Një i vdekur e 3 të plagosur

TIRANE – Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasditen e sotme në Tiranë pasi një automjet tip fuoristradë është përplasur me një pemë duke e hedhur atë përtokë. Mësohet se pema e rrëzuar ka zënë poshtë viktimën – një shitës ambulant - bashkë me tre të plagosurit.

Ngjarja ka ndodhur zonën e Shkollës së Bashkuar në kryeqytet. Policia gjendet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit fatal. Për momentin nuk janë bërë të ditur identitetet e viktimës dhe personave të plagosur.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›