Tiranë- Makina përplasë për vdekje shitësin ambulant
Tiranë- Si pasojë e një aksidenti të ndodhur te Shkolla e Bashkuar në kryeqytet ka humbur jetën një shitës ambulant.
Një automjet për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje shitësin ambulant.
Sipas burimeve policore drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, dhe për pasojë makina është përplasur me dy pemë në trotuar, dhe pranë pemëve ka qenë shitësi i cili shiste paketa cigareje.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet, ndërsa ende nuk dihet indetiteti i viktimës.