Tirane-Milano 100 biznese
Dje forumi i biznesit Itali-Shqiperi prodhoi nje sukses te plote. Nje vemendje te jashtezakonshme te kompanive te medha italiane te perqendruara ne veri te Italise dhe rreth burses se Milanos si dhe me interesa per tu shtrire ne Ballkan. Kryeministri yne dhe 100 biznese shqiptare qe e shoqeronin dhane tablone e plote te forces dhe terheqjes se ekonomise sone. Jo vetem pse kemi me qindra miliarda kilovat/ore energji elektrike qe mund te prodhohen rishtazi nga lumenjte tane dhe te sjellin nje vellim tregtar mbi 600 milione euro shitje ne vit. Jo vetem pse jemi klasifikuar destinacioni turistik i vitit 2011. Shqiperia mund te behet Zvicra e Ballkanit edhe pse kete mundesi klika komuniste na e hodhi poshte ne vitin 1988. 23 vite me vone nuk eshte thjesht se enderrojme nese mendojme te behemi nje Zvicer me det. Perse jo Edhe pse kemi ende varferi te skajshme. Edhe pse kemi shume prej nesh qe shohin zi dhe nuk gjejne perspektive. Por vendi yne po rritet. Ekonomia po ecen megjithese mes mijera tensioneve politike. Sipermarrja e lire shqiptare aty ne Milano nuk ishte per ti bere qejfin Kryeministrit te vendit te vet. Ka me mijera fije biznesi qe tani lidhin dy vendet tona. Ndoshta edhe vete bursa e Milanos mund ta hedhe nje sy jo vetem per kuriozitet apo patronazh ne bursen tone te Tiranes ende te pacelur. Italianet shohin fuqine e burimeve tona natyrore dhe te vete shpirtit sipermarres te shqiptarit. E dine ose e nuhasin qe mund te bejne biznes te mire tek ne. Pse ne Shqiperi nuk te shket toka nen kembe nese mendon te investosh. Regjistron nje sipermarrje ne gjysme ore. Sigurisht duhet ta njohesh vendin. Por partneret shqiptare nuk mungojne. Nese ecen ne Tirane dhe numeron filialet ose perfaqesite e firmave te medha shumekombeshe te rezulton nje numer dyfish i pese viteve me pare. Tani bregdetin e arrin shume me lehte dhe me shpejt se me pare. Nje ne dy shqiptare perdor internetin. Ne kemi shume per ti ofruar investuesit te huaj krahas mikpritjes se pashembullt dhe te ndierit mire ne vendin tone plot diell. Mundesia e qytetareve tane per te levizur lirshem sot ne vende si Gjermania Italia apo Greqia eshte nje kusht favorizues per shume studiues jo vetem shqiptare per te parashikuar per Shqiperine nje rritje ekonomike edhe 5-6 per qind per kete vit ndoshta me e madhja ne Ballkan. Ende pa fituar liberalizimin e vizave Shengen eksportet shqiptare ne periudhen janar-nentor 2010 ishin 51 per qind me te larta se e njejta periudhe nje vit me pare. Nuk ka asnje arsye per te mos uruar dhe parashikuar nje zhvillim ekonomik shperthyes per vendin tone kete vit edhe pse Shpata e Demokleut e te papriturave te politikes i qendron sipermarrjes se lire si lugat mbi koke. Por duhet thene se kjo sipermarrje eshte e mesuar disi tashme me kapricot dhe paqendrueshmerite e politikes sone. Ka fituar disi imunitet. Dhe edhe kjo perben nje ogur te mire per investimet e huaja tek ne. Italia eshte vendi me ideal per te kaluar jo pak kapitale investuese ne token shqiptare. Vendi yne dhe qytetaret e tij jane te lidhur me mijera fije me token italiane. Mundesia per te udhetuar lirisht ne Itali eshte njekohesisht clirim shpirteror e psikologjik dhe perfitim ekonomik. Sipermarrja shqiptare perfiton ne kohe dhe ne shpeshtimin e kontakteve me partneret e saj latine te konsoliduar apo potenciale qofshin. Eh sikur te harrojme per nje cast tallazet e politikes Shqiperia eshte mirefilli nje vend i mire per te jetuar ne Ballkan. Dhe akoma dhe me i mire per te investuar. Mbi 48 sipermarres te medhenj italiane te pranishem ne forumin e djeshem ne Milano e kane kuptuar kete.