Miti revolucionar i se majtes shqiptare

Filozofikisht e majta ndertohet mbi disa mite ashtu si me te drejte e permend
edhe Rajmon Aron ne librin e tij Opiumi i intelektualeve. Nje prej ketyre
eshte edhe Miti i Revolucionit. Shume kohe perpara tij Hegeli kur fliste per
revolucionin e perkufizonte ate si dhune ne sherbim te arsyes.
Gjithashtu edhe e majta shqiptare tradicionale por edhe ajo bashkekohore
eshte simbioze e revolucioneve shpeshhere te dhunshme ngase revolucioni ne
thelb i tille eshte. Ardhja tri here ne pushtet nepermjet revolucionit te se
majtes shqiptare 1924 1944 dhe 1997 tregoi edhe nje here se sa larg eshte
koncepti i demokracise me revolucionin.
Lideri aktual i se majtes shqiptare Edi Rama eshte praktikues fanatik i kesaj
fryme revolucionare. Pas deshtimit te tij te revolucionit artistik ne pikture
ai u hodh ne nje fushe tjeter ku revolucioni politik sipas tij do te kishte
sukses duke qene se materiali bruto populli masa turma gjendet me bollek.
Ne kete fryme revolucionare eshte edhe kenga e tij Cohu e fushates se
zgjedhjeve te pergjithshme te qershorit te 2009-s ku lideri aktual i PS-se z.
Rama del gjate kenges si pjese e ndryshimit revolucionar dhe popullor i
angazhuar me koster bari ne dore dhe me kasketen e minatorit ne koke.
Citoj nga teksti i kenges ...Sot ka ardhur dita... Cohu minator... Cohu
malesor... Eumlshte koha te vendosesh ti e ke ne dore... Cohu shqiptar te
degjohesh ti... Pertej cdo partie ka vetem nje Shqiperi... Cohu.. Cohu...
Cohu.. Cohu... Cohu...
Teksti i kesaj kenge himn ne fushaten e asaj kohe pamjet shoqeruese te kenges lideri i PS-se si minator si bujk me koster ne dore por edhe pamje te tjera gjate videoklipit timbri muzika kumti qe ajo percjell jane tipike te frymesrevolucionare.
Pergjithesisht revolucionet lindin o nga deshperimi o nga shpresa dhe me pak
nga pakenaqesite. Ndaj per periudhen qe cituam me siper kemi pasur me teper shprese sesa deshperim. Shprese per nje te ardhme sipas tyre me te mire dhe per nje marrje te pushtetit me cdo kusht Citoj Une do ta fitoj kete gare... Bashke me ju....
Mirepo nuk kemi po te njejten shprese reflektuar ne gojen e avokat Ngjeles pak
kohe me pare i cili ne po te njejten fryme revolucionare beri thirrje per mosbindje civile per sulm ndaj institucioneve dhe per sulm ndaj policise se
shtetit. Kemi te njejten filozofi packa se avokat Ngjela njihet si i djathte e djathta tradicionale por edhe ajo bashkekohore nuk ka lidhje filozofike me ndryshimet revolucionare.
Ne dallim nga teksti i kenges himn te fushates humbese te Rames kumti i avokat
Ngjeles eshte deshperues aq deshperues sa fill pas tij disa anetare te tjere
te Opozites se Bashkuar dolen dhe e korrigjuan Avokatin per ate se cka ai kishte dashur te thote.
Sipas Aronit ka njerez qe jane bere revolucionar nga urrejtja qe ata kane per
boten nga deshira per te shkaktuar katastrofa dhe ne te gjitha keto raste faji i revolucionit eshte optimizmi i madh.
Po te veresh me kujdesi dy tipologjite e politikaneve te siperpermendur do te
shohesh se sa afermendsh eshte ky citim i Rajmon Aronit me profilin e tyre
jetesor dhe politik.
Dy mendje utopike te deshtuara dhe perverse ne shume fusha te jetes bashkohen se bashku me nje qellim per te realizuar Mitin e Revolucionit. Si Me cdo kusht.
Me cdo lloj kostoje politike ekonomike sociale per vendin. Arsyeja Miti i
Revolucionit sherben si strehim per mendjet utopike.
Po ne te njejten fryme ishte edhe platforma revolucionare e nje botuesi te nje
te perditshmeje shqiptare afer liderit te PS-se i cili beri thirrje per sulm ndaj selise se LSI-se partise se majte te koalicionit qeverises fill pas nje skandali te publikuar ne media. Menjehere pas kesaj deklarate nje grup aktivistesh sipas policise te armatosur edhe me arme te ftohta kane qelluar seline e LSI-se duke tentuar ne menyra te dhunshme te mos lene njeri te kete hyrje-dalje me kete seli. Nderhyrja e menjehershme e Policise se Shtetit beri qe situata te normalizohej duke pasur edhe disa shoqerime. Si per te mos mjaftuar te gjitha keto nje date tjeter pritet per te qene fillimi i nje ndryshimi te madh 21 janari. Eumlshte lene pikerisht kjo date e cila do te jete fillimi i demonstratave masive ne te gjithe vendin.
Kemi serish kthim ne kohe dhe mendesi. Terminologjia e perdorur demonstrate
eshte tipike revolucionare ku sipas fjalorit te gjuhes shqipe demonstrate eshte manifestim i masave popullore neper rruge e sheshe per te shprehur haptas nje kerkese politike ekonomike e shoqerore per te kundershtuar dicka.
Po te njejten gje artikuloi serish kryetari i opozites Edi Rama ne mbledhjen e
Asamblese Kombetare ku mes te tjerash tha ...O sot o kurre duhet te jeni
ne krye. Ne krye te kujt Sigurisht qe ne e dime shume mire cila eshte detyra
jone. Jemi gati ta kryejme detyren tone.
Cilen detyre Revolucionin Ndryshimin dhe ardhjen ne pushtet nepermjet dhunes.
Gjithsesi ajo qe duhet te themi ne fund te ketij shkrimi eshte se perfundimi i
revolucionit eshte kthimi tek institucionet ndaj te shpresojme qe opozita shqiptare edhe pse qorrazi eshte drejtuar perkah rruga revolucionare te
reflektoje dhe te hyje ne rrugen institucionale si te vetmen rruge te demokracise dhe te pranuar unanimisht ne Perendim.