E verteta si interes shteteror dhe kombetar i Shqiperise dhe Kosoves

Raporti i Dik Martit dhe orkestrimi i fushates antishqiptare
Me tu botuar raporti i Dik Martit Trajtimi mizor i njerezve dhe trafikimi i paligjshem i organeve njerezore shpertheu nje fushate malinje antishqiptare e orkestruar nga Beogradi dhe Moska por qe nuk mungoi te shtrinte metastazat e saj edhe ne disa kryeqytete perendimore.
Me 15.12.2010 ne konferencen e perbashket per shtyp mbajtur menjehere pas takimit te tyre zyrtar ne Moske ministri i Puneve te Jashtme te Rusise Sergei Lavrov dhe ai i Serbise Vuk Jeremic shprehen vleresimet e tyre me te larta per raportin dhe punen profesionale lidhur me shqyrtimin e fakteve perkatese. Ministri rus Sergei Lavrov kerkoi qe raporti i Dik Martit te behet i njohur dhe te sigurohet shperndarja sa me e gjere e tij ne menyre qe sic theksoi ai te mos ndodhe si me raportin e anatomo-patologeve finlandeze qe pasi zbuluan te verteten per masakren e Recakut produktin e tyre e zhduken pa nam e nishan. E verteta per Lavrovin eshte qe nuk ka pasur masaker te Recakut por behet fjale vetem per nje inskenim per te terhequr vemendjen e opinionit boteror per te pershpejtuar nderhyrjen e komunitetit nderkombetar ne Kosove. I frymezuar nga permbajtja e raportit te Martit qe me se fundi sipas Lavrovit nxori ne shesh te verteten Ministri rus shprehu besimin se gazetari qe e botoi ate nuk do te perndiqet penalisht apo ne forma te tjera.
Ndersa ministri serb Vuk Jeremic duke iu referuar raportit theksoi se ai tregoi fytyren e vertete te Kosoves dhe te udheheqesve te saj dhe se raporti perben nje sinjal qe deshmon se ka ardhur koha qe bota e civilizuar te pushoje se mbylluri syte ndaj gjendjes se tmerrshme ne Kosove. I trimeruar krah ustait te vet Jeremic mori guximin e tha publikisht se ai nuk mund te ulet per bisedime ne nje tryeze me Hashim Thacin sic e cilesoi ai drejtuesin e klaneve kriminale ne Ballkan dhe trafikuesin e organeve njerezore te serbeve.
Nga ana tjeter ne Beograd Presidenti serb Boris Tadic gjithashtu i shprehu mirenjohjen e tij Dik Martit jo vetem per profesionalizmin e tij por sic theksoi ai edhe per ndryshimin e imazhit te Kosoves. Tadic vuri ne dukje se dhjetevjeteshin e kaluar kombi serb u paraqit si i vetmi fajtor per ngjarjet ne ish-Jugosllavi por - shtoi ai - shpresoj qe raporti i Martit do ti jape fund ketij qendrimi. Dhe pas ndryshimit te imazhit te Kosoves hetimi qe do te ndermerret ne baze te raportit te Dik Martit sipas parashikimit te Presidentit serb do te hedhe drite mbi krijimin e te ashtuquajturit shtet te Kosoves. Se cfare pret Tadici nga kjo drite nuk eshte veshtire te merret me mend te shperndahet erresira qe deri tani ka mbuluar krimet e shqiptareve dhe bashke me to krimin themelor te tyre ne bashkepunim me aleatet perendimore ndash krijimin e shtetit te pavarur te Kosoves.
Vetem pak dite pas Jeremicit ne Moske u gjend edhe Dik Marti ku u takua me Kryetarin e Komitetit te Ceshtjeve te Jashtme ne Dumen ruse Konstantin Kosacov. Ky i fundit pasi e pergezoi Martin per raportin dhe objektivitetin e tij deklaroi ate qe edhe me pare dihej nismetare per pergatitjen e ketij raporti ishte pala ruse.
Pas ketyre deklaratave te zyrtareve te larte shteterore serbe dhe ruse shpertheu nje gare e shfrenuar ne radhet e idioteve te dobishem dikur te njohur per sherbimet e tyre ndaj Leninit dje ndaj Sllobodan Miloshevicit dhe sot ndaj mbeturinave te ketij te fundit kush e kush te hedhe balte me shume mbi Kosoven Shqiperine dhe mbi shqiptaret si shoqeri si popull dhe si komb. Me te papermbajturit serish u gjenden ne Moske ne Institutin e Studimeve Sllave te Akademise se Shkencave te Rusise.
Drejtuesja e Qendres se Studimeve te Krizes Ballkanike prane ketij Instituti Elena Guskova me 15.12.2010 deklaroi se ne Kosove nuk mund te behet asnje lloj biznesi tjeter vec atij kriminal.
Peter Iskenderov bashkepunetor i vjeter shkencor ne Institutin e Studimeve Sllave ne shkrimin e tij me titull Loja e Kosoves u be e madhe botuar me 18.12.2010 ne Fondin e Kultures Strategjike te Rusise nuk e fshehu dot gezimin qe me ne fund bomba kosovare plasi dhe erdhi koha per te lare hesapet me kreret e UCK-se sic i etiketon ai transplantologet e zinj qe kane kryer krime te tilla makaber te cilat jane te krahasueshme me eksperimentet e Gjermanise naziste.
Ne nje shkrim tjeter te tij te titulluar Kosove ndash percjellja e nje viti politik skandaloz botuar me 30.12.2010 duke iu referuar gazetes serbe Politika Iskenderov shkruan se ne fund te viteve lsquo90 ne krye te rrjetit te trafikut ilegal te armeve ne Kosove ka qene Kryeministri aktual i Shqiperise Sali Berisha. Ai nuk harron qe te perfshije ne kete biznes edhe ish-Kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj. Iskenderov i thur lavde Dik Martit qe zbuloi pranine ne Ballkan nen mbrojtjen e OKB-se BE-se dhe NATO-s te rrjetit te krimit te organizuar etnik shqiptar i cili merret me trafik armesh narkotikesh dhe organesh njerezore. Dhe e perfundon shkrimin e tij te zi me nje paralajmerim shume serioz Ky rrjet kercenon drejtperdrejt jo vetem serbet por gjithe evropianet bile edhe amerikanet.
Kolegia e tij ne kete institut studiuesja Ana Filimonova ne nje artikull te saj botuar me 21.12.2010 sjell skena makaber sikur te kete qene vete e pranishme ne to kur shkruan se shpesh kriminelet shqiptare ua hiqnin organet serbeve per se gjalli. Prishtinen e quan keshtjelle te perbindshme te krimit ndersa Kosoven si vend qe udhehiqet nga triumvirati i krimineleve Thaci-Ceku-Haradinaj. Duke mos dashur te ngele pas kolegut te saj Iskenderov Filimonova zbulon se shtepia e Kryeministrit shqiptar Sali Berisha ne Tropoje jo vetem ishte qender e trafikimit te armeve por ka sherbyer edhe si burg per joshqiptaret. Ajo arrin ne perfundimin se Evropa sot po paguan haracin per krijimin ne Kosove nen kujdesin e SHBA te nje komuniteti kriminal. Dhe e gjithe kjo sipas Filimonoves erdhi si pasoje e nderhyrjes se SHBA dhe NATO-s qe fillimisht e bombarduan Serbine per 78 dite me radhe dhe pastaj i fshehen krimet monstruoze te kryera ndaj popullsise se pafajshme serbe.
Eumlshte pikerisht roli i NATO-s dhe SHBA-se ne Kosove ajo qe shqeteson studiuesen ruse Filimonova. Per shkak te tyre sipas saj nuk dihet ende nese stuhia informative e ngritur nga Dik Marti do te coje ne ndeshkimin e krimineleve shqiptare gje qe sipas Filimonoves do te ndryshonte ne menyre rrenjesore situaten jo vetem ne Ballkan por edhe ne Evrope apo kjo stuhi do te shuhej.
Per ta cuar absurdin e saj deri ne fund ekspertja ruse ben edhe nje paralajmerim apokaliptik Mosgatishmeria e autoriteteve te BE-se per te mbrojtur interesat e drejtesise do ta coje ate drejt nje fati jo te lakmueshem ndash zbukurimit te saj me ngjyrat e pergjakura te flamurit shqiptar.
Analiste dhe studiues serbe si zakonisht ne linje me udheheqesit e tyre politike u perpoqen te parashikojne pasojat juridike dhe politike te raportit te Dik Martit. Dragan Simic profesor i marredhenieve nderkombetare u shpreh dakord me ministrin e Jashtem Jeremic se pas akuzave ndaj Thacit veshtire te ulet kush me te ne tavoline sepse me siguri argumentet e paraqitura ne raportin e Martit jane te drejta. Vladimir Todoric nga Qendra e Mendimit te Ri Politik ndikimin e raportit te Dik Martit e lidhi me te ardhmen e Kosoves qe sipas tij ende nuk eshte zgjidhur.
Korit serbo-rus iu bashkua Xhejms Jatras i cili qe nga pertej Atlantikut riperseriti kritikat ne adrese te vendit te tij SHBA-se per ndihmen qe ajo i ka dhene mafias myslimane shqiptare e cila sipas tij nepermjet xhihadit islamik ka kryer gjenocid kunder serbeve te krishtere. Kristof Solioz nga Qendra per Strategjite e Integrimit Evropian CEIS ne Gjeneve iu bashkua idese se vazhdimesise se krimit te trafikimit te organeve njerezore qe nga viti 1999 duke e ilustruar kete me rastin Medikus aktualisht ne hetim nga ana e EULEX-it.
Te tjere analiste dhane alarmin per ekzistencen ne Shqiperi te fabrikave te transplantimit te organeve ndersa ne Kosove te ndermarrjeve te krimit. Autori i librit Kosove viti 0 Jean ndash Arnault Derens me 4 janar 2011 botoi shkrimin Trafik organesh ne Kosove nje raport trondites ku ne pjesen dermuese te tij i ben jehone asaj pjese te raportit te Dik Martit qe flet per trafikimin e organeve njerezore te roberve serbe.
Pati edhe nga ata qe u shqetesuan aq shume nga permasat e krimeve te shqiptareve sa qe per te parandaluar ndonje kataklizem u bene thirrje SHBA-se dhe BE-se qe te detyrojne Shqiperine dhe Kosoven qe te bashkepunojne per zbulimin e krimeve te kryera ne territoret e tyre sepse deri tani ato nuk paskan bere asgje tjeter vec kane mohuar dyshimet rreth tyre.
Neutraliteti kombetar si qendrim antikombetar
Ndersa tek kundershtaret e pavaresise se Kosoves dhe te kombit shqiptar botimi i raportit te Dik Martit shkaktoi ngazellim dhe u shfrytezua si nje rast i mire per tu hedhur edhe nje here tjeter ne sulm kunder tyre perkundrazi ne opinionin publik ne Shqiperi Kosove por edhe ne Maqedoni Mal te Zi dhe diaspore shkaktoi nje vale reagimesh shpesh emocionale dhe ne pergjithesi refuzuese. Ky reagim ishte si ndaj raportit qe u perceptua me shume si nje grumbull akuzash e pretendimesh pa baze si tendencioz dhe i motivuar politikisht ashtu edhe ndaj fushates se orkestruar agresive antishqiptare qe u frymezua nga ky raport. Por pati edhe nga ata qe njihen si globaliste kozmopolite antikombetariste mohsa te cilet ngriten zerin kunder refuzimit te raportit te Dik Martit sipas tyre me nje nivel te tille irracionaliteti i cili habiti edhe shqiptaret le me pastaj te huajt.
Perfaqesuesi me i spikatur i analisteve mohenike Fatos Lubonja ne shkrimin e tij Pse refuzohet raporti i Dik Martit botuar ne gazeten Panorama me 22.12.2010 shtjellon kater argumente se perse ky reagim ishte irracional. Thelbi i argumenteve te tij qendron ne ate qe raporti nuk eshte individual por u shkrua nga nje ekip dhe u votua njezeri nga deputetet e Parlamentit Evropian se ato qe ai trajton ne materialin e tij shkruhen e thuhen perdite ne Shqiperi dhe ne Kosove se Dik Marti nuk ka bere nje vendim gjyqesor por nje raport qe kerkon hetim te nje sere akuzash. Dhe kur jemi tek akuzat ai vecon ate mbi trafikun e organeve te cilen e vlereson vertet te tmerrshme por qe nuk mund te refuzohet mundesia per ta hetuar. Duke e vleresuar reagimin ndaj raportit si irracional Lubonja megjithate perpiqet te gjeje racionalitetin e ketij qendrimi. Pasi sjell disa argumente ai arrin ne nje perfundim arbitrar te ngjashem me ate te Dik Martit per orientimin klanor te shqiptareve. Sipas Lubonjes refuzimi irracional dhe njeheresh kaq perbashkues i shqiptareve ndaj raportit te Dik Martit lidhet me friken e tyre per mundesine e vertetimit te akuzes per trafikim organesh gje qe do te demtonte imazhin e shqiptarit ne pergjithesi si mit identifikues.
Duke plotesuar kushtin e te qenit origjinal kunder rrymes argumentet e Lubonjes megjithate nuk duket se jane shume racionale.
Se pari reagimi ndaj ketij apo atij dokumenti nuk varet aq nga fakti se kush e shkruan sesa nga raporti i tij me te verteten me faktet dhe realitetin. Shqiptaret nuk reaguan ndaj ketij raporti sepse ai u shkrua nga nje njeri si Dik Marti apo nga nje grup pune por sepse ai nuk ofron asnje fakt qe te mbeshtese akuzat e tij perkundrazi ai permban shtremberime flagrante te se vertetes. Ne paragrafet nr. 14 17 122-125 flitet per gjoja mungesen e bashkepunimit te autoriteteve shqiptare me Tribunalin e Hages. E verteta eshte krejt ndryshe. Sa here i eshte kerkuar Shqiperia ka ofruar mbeshtetjen dhe bashkepunimin e saj pa asnje rezerve perfshire hetimin ne vitin 2004 nga ana e Tribunalit te Hages dhe UNMIK-ut si dhe per organizimin e vizites se vete Dik Martit ne Shqiperi ne vitin 2009. Nuk eshte i sakte as pohimi i Lubonjes se raporti u votua nga deputetet e Parlamentit Evropian. Ai eshte diskutuar vetem ne Komitetin e Ceshtjeve Juridike dhe te Drejtave te Njeriut i cili perbehet nga mbi 80 anetare por qe ne mbledhjen e mbajtur me 16.12.2010 ne Paris moren pjese vetem 30 prej tyre. Ky Komitet miratoi jo raportin si te tille por nje projekt rezolute qe i referohet atij dhe qe mund te kthehet ne rezolute por vetem ne qofte se miratohet nga shumica e anetareve te AP te KE-se qe do te mblidhet me 25.01.2011.
Se dyti eshte e vertete qe politikanet pozita dhe opozita ne Shqiperi dhe ne Kosove bejne akuza dhe kunderakuza te cilat arrijne kulmin ne fushata zgjedhore por kjo nuk do te thote qe i mandatuari nga AP e KE-se per te pergatitur raportin mbi trafikimin e organeve njerezore te grumbulloje akuzat e ndersjella elektorale te partive apo lidereve te tyre dhe ti transplantoje ne materialin e tij per tia paraqitur nje forumi kaq te larte politik si Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes. Per fat te keq si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove lufta politike vuan nga zjarrmia e tepert qe shpesh prodhon edhe akuza te pabazuara por gjithsesi lufta per pushtet eshte nje dukuri normale ne te gjitha vendet demokratike. Ne kete kuptim asnje vend e popull serioz nuk do te pajtohej qe akuzat e subjekteve politike ndaj njera tjetres ne garen per pushtet dikush qofte ai edhe parlamentari i KE-se Dik Marti ti perdore si argumente per raportin e tij.
Se treti raporti merr persiper te trajtoje dhe tu jape pergjigje shume ceshtjeve komplekse per te cilat autori nuk ka qene i mandatuar. Ne baze te paragrafit 96 objekti i tij ka qene shume i qarte dhe konkret ndash trafikimi i paligjshem i organeve njerezore. Mungesen e fakteve Dik Marti perpiqet ta kompensoje me gjetjet e tij jo si raportues por si sociolog dhe antropolog. Ai shkon edhe me tej duke marre persiper edhe rolin e gjykatesit. Ne paragrafet nr. 3 25 53 57 172 gjenden referenca per shoqerine shqiptare si klanore dhe e bazuar ne ligjet e kanunit. Ne paragrafet nr. 29 92 flitet per fraksionet e UCK-se. Edhe kjo nuk ka asnje lidhje me objektin e hetimit. Ne paragrafet nr. 4 57 hidhet balte mbi UCK-ne duke e kriminalizuar ate. Kompetenca e tij arrin deri atje sa ne paragrafet nr. 31617 ve ne pikepyetje standardet dhe cilesine e hetimit te kryer nga Tribunali i Hages ne Shqiperi ne vitin 2004. Sic dihet Tribunali i Hages eshte organ i mandatuar jo nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes por nga OKB.
Se fundi refuzimi nga ana e opinionit publik shqiptar i akuzave dhe pretendimeve te pabazuara i shtremberimeve dhe njeanshmerise se raportit nuk do te thote qe Kosova dhe Shqiperia si shtete jane kunder hetimit. Perkundrazi qeverite e te dy vendeve ne menyre te qarte zyrtarisht e kane ftuar Dik Martin qe nese ka fakte ti ofroje ato ndersa per hetimin e tyre perseri hapur dhe qartazi kane ftuar zyrtarisht organet qe kane tagrin personelin e afte dhe mundesite per ta bere kete pune Tribunalin e Hages dhe EULEX-in duke i garantuar ashtu si edhe me pare per bashkepunim te plote dhe ofrimin e te gjitha lehtesive te mundshme per kryerjen e hetimit. Tashme ky bashkepunim ka filluar te konkretizohet gje qe e deshmon vizita ne Tirane para pak ditesh e Kryeprokurores se EULEX-it I. Arnal ku diskutoi me homologet shqiptare per bashkerendimin e veprimeve hetimore lidhur me akuzat qe ngrihen ne raportin e Dik Martit.
E verteta si interes shteteror dhe kombetar i Shqiperise dhe Kosoves
Nje gatishmeri e tille per hetim apo rihetim nuk eshte deshmi e frikes se mos vertetohen akuzat e trafikimit te organeve njerezore dhe se me kete mos njolloset identiteti yne shqiptar por e pergjegjesise se larte shteterore qytetare dhe kombetare e qeverive te vendeve tona per ti shkuar te vertetes deri ne fund. Angazhimi dhe perkushtimi i Shqiperise dhe Kosoves ndaj se vertetes ka nje arsye te thelle. Historikisht fatkeqesia e shqiptareve ka qene e lidhur me mosnjohjen dhe neperkembjen e se vertetes se tyre. Fundi i shekullit te XX dhe fillimi i atij te XXI nxoren ne drite te diellit te verteten e shqiptareve. Kosova u be e pavarur per shkak se u njoh e verteta e saj e thjeshte se ajo per mbi nje shekull iu nenshtrua sistematikisht dhunes dhe terrorit shteteror serb.
Fushata malinje e orkestruar keto dite menjehere pas botimit te raportit te Dik Martit ne thelb eshte e drejtuar kunder pavaresise se Kosoves. Strategjia e kesaj fushate eshte zhberja e pavaresise. Pare nga ky kend veshtrimi zbulimi argumentimi dhe mbrojtja e se vertetes eshte interes jetik i shtetit te Kosoves. Ajo duhet te thyeje shpaten e Demokleut qe kundershtaret e pavaresise e mbajne mbi koken e saj me akuzat e perbindshme per krime lufte dhe kunder njerezimit te sajuara tash e 12 vjet. Vetem nje hetim i shpejte profesional dhe transparent si dhe e verteta e dale prej tij do ti carmatose ata dhe do ti beje te heshtin perfundimisht.
Zbulimi argumentimi dhe mbrojtja e se vertetes eshte interes jetik edhe per shtetin shqiptar. Shqiperia e ka te veshtire te avancoje axhenden e saj integruese evropiane si interes paresor pa hequr qafe akuzat qe i jane bere per mungese bashkepunimi ne zbardhjen e krimeve per ekzistencen ne territorin e saj te qendrave per heqjen dhe trafikimin e organeve njerezore.
Ne kete kuptim raporti i Dik Martit duhet pare dhe vleresuar si nje mundesi qe u jepet Kosoves dhe Shqiperise qe pas nje hetimi apo rihetimi serioz te te gjitha akuzave qe ngrihen ne kete raport te rikonfirmojne te verteten qe me siguri eshte ne anen e tyre. Por ne qofte se megjithate nga hetimet rezulton qe ndokush te kete kryer krim cilido qofte ai duhet te dale para pergjegjesise individualisht konform ligjeve te brendshme dhe atyre nderkombetare.
Por raporti i Dik Martit vec abuzimeve per krime permban etiketime dhe stigmatizime te tilla ndaj shoqerise dhe kombit shqiptar sa qe krijohet pershtypja se ai eshte i prire qe krimit tia jape kombesine shqiptare. Si duhet vepruar me keto shpikje A duhet bere ftese per hetim si ne rastin e akuzave per trafikim te organeve njerezore Nese po kush e ka tagrin per hetime te kesaj natyre dhe cila eshte adresa ku duhet drejtuar ftesa Apo te heshtet te mbahet qendrim kombetarisht neutral sic sugjerojne analistet mohenike
Jane disa te verteta te Zotit dhe te robit qe jane si aksioma pranohen si te tilla pa pasur nevoje te verifikohet vertetesia e tyre. Nje e vertete e tille eshte ajo qe thote se krimi nuk ka kombesi fe as race. Veriu i Kosoves e verteton qarte kete. Kush mbron te kunderten cilido qofte ai duhet thirrur me emrin qe ia ve vetes racist.
Eumlshte pikerisht kjo fryme qe ndjehet ne disa paragrafe te raportit te Dik Martit qe e beri korin antishqiptar te kaloje ne ekstaze. Mos valle duhet heshtur edhe ndaj tezave te tilla si rrjeti i krimit te organizuar etnik shqiptar mafia myslimane shqiptare Prishtina keshtjelle e krimit Kosova enklave etnokriminale fabrikat shqiptare te trafikimit te organeve ndermarrjet kosovare te krimit zbukurimi i Evropes me ngjyrat e pergjakura te flamurit shqiptar komuniteti kriminal shqiptar - rrezik per Ballkanin Evropen dhe SHBA-ne Heshtja ndaj tyre apo i ashtuquajturi neutralitet kombetar ne thelb eshte qendrim antikombetar. Hedhja poshte me vendosmeri e ketyre tezave dhe argumentimi se shoqeria shqiptare perkundrazi ka qene dhe eshte shoqeri e vlerave dhe virtyteve te larta njerezore eshte interes kombetar i Shqiperise dhe Kosoves.
Analistet mohenike duhet ta dine qe globalizmi vertete rrit shume mundesite e bashkepunimit midis shteteve por po aq e vertete eshte se marredheniet nderkombetare edhe ne epoken tone globale paraqiten si gare konkurrence midis shteteve kombetare si aktore themelore te jetes nderkombetare natyrisht brenda rregullave te lojes por gjithmone ato mbeten marredhenie gare dhe konkurrence. Garancia me e sigurt qe Shqiperia dhe Kosova te mbijetojne ne kete gare eshte jo duke hequr dore nga vlerat kombetare por duke i ruajtur dhe afirmuar ato. Edhe integrimi euroatlantik duhet pare jo si zbehje apo shuarje e ketyre vlerave por si pasurim dhe zhvillim i tyre. Bashkimi Evropian nuk eshte nje kurore lulesh artificiale uniforme ne ngjyre por lulesh natyrale me nje mozaik ngjyrash te bukura qe e krijojne shtetet kombetare te anetaresuara ne te.
Sot pjese shume e rendesishme e gares midis shteteve dhe kombeve eshte bere edhe imazhi. Fushata agresive e orkestruar pas botimit te raportit te Dik Martit e ka goditur keq imazhin pozitiv te fituar me aq mund nga Shqiperia dhe Kosova ne vitet e fundit. Goditja ndaj imazhit do te thote goditje ndaj investimeve te huaja goditje ndaj industrise se turizmit goditje ndaj te ardhurave dhe mireqenies se popullit. Sepse duhet qe te jete shume trim ai biznesmen apo turist i thjeshte i cili vendos te vizitoje Shqiperine apo Kosoven pasi te kete lexuar se tek ne ende ekziston shoqeria klanore dhe se Shqiperia ne vend te resorteve turistike ofron qendra kriminale per trafikim ilegal te organeve njerezore apo qe Kosova ne vend te objekteve me vlera te rralla historike kulturore dhe fetare ofron keshtjella te perbindshme krimi.
Te mos heshtesh por te mbrosh emrin dhe nderin e popullit dhe te vendit tend nga shpifje te tilla nuk eshte qendrim nacionalist por patriotizem. Te mos heshtesh por te mbrosh me force vlerat dhe virtytet e mrekullueshme te trasheguara nga te paret tane nuk eshte ulje dhe dobesi por dinjitet dhe krenari. Te mos heshtesh por te mbrosh kombin tend nga sulmi histerik i kundershtareve te tij nuk eshte qendrim anakronik por modernitet.
Ka ardhur koha qe sot me shume se kurre te gjithe te shfaqim angazhimin tone qytetar dhe kombetar ne interes te Shqiperise te Kosoves dhe te kombit tone.
Drejtor i Pergjithshem i Institutit te Studimeve Politike dhe president i Qendres Shqiptare te Studimeve Amerikano-Britanike.