E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje, flijohet me cifte 42-vjecari

Nje 42-vjecar i ka dhene fund jetes ne Kruje, pasi vuante prej vitesh nga depresioni nervor, ndersa nje 16 vjecare nga Kukesi u veteplagos me armen automatike "Kallashnikov" qe mbante babai ne shtepi. Ngjarjet jane shenuar oret e vona te mbremjes se marte ne Thumane dhe ne qytetin verior. Policia tha se Sh. M., 42 vjec, eshte vetevrare me nje arme gjahu. Familjaret e gjeten te pajete te ndjerin, ndersa gjate hetimeve te policise deshmuan se viktima vuante prej kohesh nga nje depresion per te cilin kurohej. Madje edhe here te tjera ai kishte tentuar te vetevritej, por dy dite me pare tentativa ka rezultuar fatale. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne qytetin e Kukesit, ku e mitura me inicialet E. C., pasi ka gjetur ne nje vend te fshehte te baneses nje automatik e ka shkrehur pa vetedije ne trupin e saj, duke marre plage te renda. Burime te policise thane se nisen hetimet, kurse e demtuara eshte jashte rrezikut per jeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›