Zhduket pas sherrit femija
Durres- Humbet ne rrethana misterioze nje femije nga qyteti i Durresit. Nxenesi i klases se nente ne shkollen "Nene Tereza", Elis Fusha, prej gjashte ditesh nuk eshte kthyer ne banese, kurse familja ka kerkuar ndihmen e policise per gjetjen e tij. Makthi ka pushtuar prej ditesh familjen Fusha ne qytetin bregdetar, qe per te gjetur femijen e tyre 14 vjecar kane nxjerre edhe lajmerime te ndryshme duke i afishuar ne mure se bashku me numrat e telefonit. Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan dje lajmin per gazeten "KJ" dhe thane se po ushtrojne kontrolle ne zona te ndryshme dhe banesa te braktisura. Po keshtu eshte bere dergimi i fotografive ne komisariate te ndryshme te vendit me qellim gjetjen e te miturit.
Nga hetimet e kryera dhe marrja e deshmive te shokeve te klases, mesohet se shkak i arratisjes pa adrese te 14 vjecarit, mund te jete bere nje debat ne shkolle per ceshtje lekesh. Nxenesit dhe mesuesit i treguan hetuesve se Elisi, ishte akuzuar nga nje shok i klases per marrjen e 300 lekeve, akt qe ai nuk e ka pranuar ne prezence edhe te mesuesve qe verifikuan ngjarjen. Pasi ka dale nga shkolla, nxenesi i klases se 9-te, (viti i pare), nuk eshte pare me dhe po keshtu nuk eshte kthyer as ne banese. Prinderit fillimisht jane interesuar ne shkollen 9-vjecare "Nene Tereza", por aty i kane shpjeguar se pas mesimit Elisi ishte larguar per ne shtepi.
Femija nuk eshte gjetur as tek te afermit e tij dhe e vetmja zgjidhje ka mbetur denoncimi ne policine e Durresit si i humbur. Prinderit i kane deklaruar karakteristikat e djalit, duke vene ne dispozicion disa fotografi te koheve te fundit. Kane qene mesuesit dhe shoket e klases ata qe kane zbardhur nje nga shkaqet e arratise pa gjurme te 14 vjecarit. Sipas tyre ai mund te jete merzitur nga fakti se ishte menduar si autor i humbjes se 300 lekeve ne klase. Deri diten e djeshme familjaret nuk kishin asnje te dhene per vendndodhjen e te miturit, ndersa kane ngjitur afishe ne qytet me fotografine e tij dhe nje numer telefoni per kontakt.
Policia: Kontrolle te shumta per ta gjetur
Policia e Durresit deklaroi dje se kishte marre nje denoncim per humbjen e 14 vjecarit, nxenes i shkolles 9-vjecare "Nene Tereza". "Jemi ne dijeni te ketij rasti dhe po bejme te pamunduren per ta gjetur", thane zyrtare te drejtorise se policise. Mesohet se jane kryer kontrolle tek banesat e shokeve me te ngushte, te afermit e familjes Fusha dhe disa banesa te braktisura ku mendohej se fshihej i mituri.