E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasan, digjet banesa, shkak shkëndija elektrike

ELBASAN-Një banesë u dogj plotësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “5 Maji” në Elbasan, duke rrezikuar dhe banesat pranë, ndërsa grupi hetimor konstaton se shkak është shkëndija elektrike.
Ishte vetë pronari shtetasi me iniciale A.D që lajmëroi zjarëfikëset, të cilët me shpejtësi mbërritën në vendngjarje, por e kishin të pamundur të shpëtoheshin objektet e shtëpisë, pasi flakët ishin përhapur kudo. Fatmirësisht zjarri në banesë ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo në njerez.
Grupi hetimor konstaton se shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›