E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do transportonte drogë në Kretë pranga 27 vjecarit

GJIROKASTER- Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar në flagrancë një shtetas ndërsa transportonte drejt Greqisë rreth 1.5 kilogramë marijuanë. Sasia e lëndës narkotik është kapur rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm, pas një kontrolli të ushtruar në bagazhet e dorës në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Droga ishte mbështjelle me letër natriban, dhe i përkiste 27 vjecarit Jorgo Thimjo, lindur dhe banues në fshatin Labov e Vogël të rrethit Gjirokastër. 27 vjecari udhëtonte nga Tirana për në Kretë, pasi ishte emigrant dhe punonte atje. I riu ka treguar në polici se lëndën narkotike e kishte blerë në Tiranë me shumën prej 400 eurosh. Ai akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotikëve”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›