E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në Egjipt kthehet një grup shqiptarësh

KAJRO-Demonstratat në Egjipt kundër presidentit egjiptian Hosni Mubarak qe po vazhdojnë prej 8 ditësh kanë sjellë largimin e shumë shtetasve të huaj që qëndronin në këtë shtet. Ambasadori shqiptar në Kajro, Nuri Domi bëri të ditur për TVNEWS24 se sot rreth 100 shqiptarë pritet të kthehen në Shqipëri pasi e kosniderojnë situatën në Egjipt të rrezikshme për jetën. “Shtetasit shqiptarë që qëdnronin në Egjipt për asrye të ndryshme kërkuan të kthehen në Shqipëri dhe pritet që kthimi të bëhet brenda pak orësh”. Më tej Domi shton se pritet që edhe në ditët në vijim të ketë kthime të tjera të shqiptarëv që qëndrojnë në Egjipt për studime, punë, pushime apo arsye të tjera.
Ambasadori shqiptar në Egjipt thekson se qeveria ka qënë në dispozicion dhe avion për kthimin e shtetasve të saj.

Pas dhunës që shpërtheu kundër presidentit Mubarak shumë vende i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen ose te mos shkojnë në Egjipt.
Protestat në kajor kanë nisur dhe sot.

Ushtria e Egjiptit thotë se i pranon “kërkesat legjitime” të popullit egjiptian dhe se është zotuar se nuk do të shtijë kundër protestuesve që priten të mbushin qendrën e Kajros sot për “marshimin e një milion vetëve” drejt pallatit të Presidentit Hosni Mubarak. Për sot është paralajmëruar edhe një grevë e përgjithshme dhe një protestë e dytë masive në qytetin port të Aleksandrisë në veri të vendit. Shërbimi kombëtar i hekurudhave u ndërpre dje, gjë që disa e konsiderojnë si përpjekje të autoriteteve për të parandaluar banorët e viseve rurale t’u bashkëngjiten protestuesve nëpër qytete
Deklarata e ushtrisë u bë ndërkohë që dhjetëra mijëra egjiptianë po vijonin protestat në sheshin Tahrir të Kajros, duke shpërfillur për të pestën natë ndalim-qarkullimin e shpallur nga qeveria.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›