Tiranë, PS çel fushatën. Rama: Një herë na e vodhën fitoren, e rimarrim më 23 qershor
TIRANË- Partia Socialiste çeli pasditen e sotme në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Në një miting të organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, u prezantuan kandidatët e PS-së për Tiranën, të cilët u shprehën të bindur për fitoren e së majtës më 23 qershor. I fundit që mori fjalën në aktivitet ishte kryetari i PS-së Edi Rama.
Rama: Tirana, kjo Amerike e vogel. Legalizim banesave dhe heqim taksën ndaj biznesit të vogël
Në hapje të fjalës së tij, Rama theksoi se nëse shqiptarët votojnë numrin 29 në fletën e votimit, pas 23 Qershorit, kryeqytetasit do të fitojnë legalizim të banesave ndërsa biznesi do marrë frymë me heqjen e taksës së vogël.
“Kjo është Tirana kur gjithë shqiptarët ëndërrimtarë erdhën këtu për të ndërtuar një Amerikë të vogël, një Amerikë të vogël të atyre që sot kanë ndërtuar mijëra shtëpi me kursimet e mijëra sakrificave dhe forcën e ëndrrës për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë. Ato shtëpi që prej 22 vjetësh presin shtetin e shqiptarëve, që t’i kthejë, në pasuri të patundshme të cdo shqiptari në Kamëz, Paskuqan, në Kodrën e Prifti, në Allias në Kinostidusio, Kombinat, Bregun e Lumit, njësinë nr 5, në Sauk, në Selitë. Dhe unë zotohem para jush se në 23 qershor duke marrë një copë letër, dhe duke shënuar një kryq tek numri 29, cdo kryefamiljar që pret legalizimin, do e kthejë shtëpinë e vet në pronën e vet përjetëesisht të patundshme”
“Me biznesin e tij të vogël shumë shqiptarë, në Amerikën e vogël të shqiptarëve ecën përpara, deri kur u gjendën përballë presionit të papërmbajtur, taksës së sheshtë, që u vendos mbi taksën e biznesit të vogël dhe bashkë me taksën e fshehtë TVSH që po i marrin krejt fyrmën biznesit të vogël dhe që bëjnë që çdo orë në shqipëri të mbyllet një biznes. Unë dua t’ju them të gjithë tironsve, dhe tiranëve të gjithë atyre që jetojnë me një furrë bukë, ushqimore, rrobaqepësi, se me 23 qershor duke shkuar, duke marrë një copë letër në dorë dhe duke vënë një kryq tek numri 29 tek PS, do ta heqin taksën e biznesit të vogël, do të përgjysmojnë TVSH-në.”- tha Rama gjate fjales se tij.
Me tej Rama tha se zotohet qe pas 23 qershorit, nuk do të ketë asnjë rrogëtarë të këtij shteti që do ti nënshtrohet tekave të cilitdo pushteti. Rama tha se PS ka një projekt edhe për infrastrukturën.
“Vërtetë në 2011 na e vodhën Tiranën, por më 23 qershor Tiranë me një votë më masive do të votojë ndëshkimin dhe Rilindjen, do të marrim projektin për Tiranë evropiane, që është themeli i projektit të Shqipërisë Evropiane.”- tha ai.
Kreu socialist premtoi ndëshkim maksimal ndaj kriminalitetit.
“Janë katërfishuar vrasjet dhe plagosjet. Ne zotohemi se për 300 ditë ne do tu kthejmë shqiptarëve një polici shteti në krye të detyrës. Nga Tirana e në të gjithë Shqipërinë do ta bëjmë rendin dhe sigurinë një shembull për të cilin çdo shqiptar do të ndihet i qetë dhe i sigurtë për vetën, familjen dhe pronën. Kush do të guxojë të prekë vajzën, djalin, babain, nënën, pjesëtare të një familje të zakonshme ka prekur shtetin dhe do të përballet me Policinë e Shtetit".
Pandeli Majko: Fitorja e 23 qershorit do të fillojë nga Tirana
“Mirëseerdhët në fushatën e fitores sonë të madhe. Sot këtu ne të gjithë nisim rrugëtimin drejt takimit me historinë në datën 23 qershor. Sot Tirana, kryeqyteti ynë i dashur pret ndryshimin. Numërimi mbrapsht ka filluar. Kundërshtarët tanë kanë përballë fitimtaret e numrit historik 29. Ne kandidatët e qarkut të Tiranës marrim përsipër të përfaqësojmë në kuvend dëshirën e kryeqendrës së shqiptarisë, Tiranës tonë të dashur për të nxjerrë vendin nga stanjacioni. Tirana është si shpirti i trazuar i shqiptarit, ku flenë bashkë zhgënjimi dhe ëndrra. Në emër të ëndrrës, ne socialistët do të trokasim tek dera e Tiranës dhe tek zemra e Tiranës. Në tiranë fillon Shqiptaria dhe Shqipëria që po troket drejt familjes ku kemi vendin, në BE. Ndërgjegjia e Tiranës është e pandarë nga njerëzit e mirë e patriotë. Që nga Peza e pushkës së parë për liri, tek Dajti dhe Shën Gjergji i mendjes. Nga Kavaja e demokracisë, nga Rrogozhina, Vora, Farka, Preza, deri tek Kamza e lyer blu nga jashtë, por e kuqe nga brenda. Sot frika nuk ekziston për ata që duan lirinë dhe votën e ndershme. Kundërshtarët tanë ta dinë mirë se votat e Tiranës në 23 qershor do të mbrohen nga ligji, por dhe vullneti i çdo qytetari dhe socialisti. Fati i Shqipërisë nuk ka çmim, ai vendoset vetëm nga vota sovrane e popullit shqiptar. Fitorja e lirisë së votës dhe mbrojtja e lirisë së shqiptarëve i bën zgjedhjet e 24 qershorit një betejë historike. Pas çdo militanti qëndron një shqiptar. Pas çdo flamuri partiak, qëndron flamuri ynë kombëtar. Pas 23 qershorit nuk do të ketë humbës, por fitues dhe kjo është Shqipëria, Atdheu ynë. Fitorja e 23 qershorit do të filloje nga Tirana. Pas 23 qershorit ne ju premtojmë një dhëndër tirone për kryeministër. Koha vrapon drejt nesh dhe ne marshojmë drejt saj. Pas 23 qershorit do të sjellim në qeverisjen e vendit një djalë që lindi dhe u rrit në Tiranë, ai është kryeministri i ardhshëm Edi Rama”.
Spartak Braho: Nuk jemi skuadër, por armatë me gjysmë milionë ushtarë
“Përshëndetje vëllezër socialistë. Ndjehem i privilegjuar që jam këtu në mesin tuaj dhe ndjehem si në shtëpinë time. Falënderoj zotin Rama për mbështetjen që më dha për zgjedhjen time. Kjo nuk është skuadër, por është armatë sepse ka gjysmë milioni ushtarë në Tiranë. Vagoni i Aleancës së Shqipërisë Evropiane nuk është një as 40 është vetëm me një shinë. Dhe këtij treni modern të të majtës shqiptare i urojmë suksese. 23 qershori do të jetë dita e përmbysjes së madhe, por do të jetë edhe finalja e revolucionit tonë elektoral”.
Saimir Tahiri: Ta hedhim poshtë këtë sistem të kalbur
“Kjo është skuadra e fitores më 23 qershor. Jemi shumë brenda dhe jashtë kësaj salle. Jemi aq shume sa në 23 qershor e kemi fare të lehtë të mundim Berishën. Në 23 qershor ne shkojmë për të përmbysur sistemin që ka lënë qytetarin të fundit dhe pushtetarët të parët. Nuk jemi mbledhur vetëm për të prezantuar skuadrën e rilindjes për Tiranën, jo, më shumë se kaq. Kemi besimin se në 23 qershor do të fitojmë me PS dhe Ramën, në mënyrë që këtë sistem të kalbur ta hedhim poshtë njëherë e mire. Fitore e të gjithëve”.
Fatmir Xhafaj: Populli do ta ndëshkojë Berishën më 23 qershor
“Tirana gjithmonë ka votuar dhe ka luftuar kundër diktaturave dhe diktatorëve dhe në 2013-ën Tirana do t’i japë një mësim të mirë neodiktatorit të ri, neodiktatorit të vetëm Sali Berishës. Berisha thotë ata me Edi Ramën janë në autobus. Por zotëri ne udhëtojmë me autobus siç udhëtojnë qytetarët, jo si ty me jelek antiplumb dhe makinë të blinduar. Sepse zotëri ti ke frikë nga populli yt, sepse e ke dhunuar popullin tënd, e ke lënë të papunë, e ke shtypur e ke vrarë dhe populli yt do të gjykojë më 23 qershor, sepse Kushtetuta dhe ligji janë të shenjta. Ti ke shkelur Kushtetutën dhe ligjin dhe rrjedhimisht ke shkelur popullin dhe interesat e tij. Dhe populli do të ndëshkojë rëndë më 23 qershor.”
Lindita Bikolla: Zotimi ynë, politika për një jetë më të mirë
“Shqipëria e 2013-ës duhet të ishte ndryshe. Shqiptarët duhet të kishin një jetë më të mirë dhe jo atë që kanë sot. Vota juaj për PS, për programin e rilindjes do ta ndryshojë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Vota juaj për PS do të mundësojë që 95% e shqiptarëve të paguajnë me pak taksa. Zotimi ynë, politika të reja në mbështetje të biznesit. Zotimi ynë, më pak taksa për 95% të shqiptarëve. Zotimi ynë, rritje të fuqisë blerëse. Politika të reja për një jetë më të mirë. Fitore, rilindje”.
Ditmir Bushati: Sot kemi një garanci, është Edi Rama
“Gjatë këtyre katër viteve ne kemi patur të gjithë vështirësi dhe kemi bërë sakrifica të panumërta umerta. Kater prej nesh u vrane ne bulevard vetëm sepse protestuan për liri. Të tjerë humbën vendet e punës, të tjerë u detyruan të ikin në emigracion për një jetë më të mirë. Sot ne kemi përgjegjësi historike ta çojmë përpara Shqipërinë. Ta bëjnë Shqipërinë atje ku rilindësit e kërkuan. Të vëmë në jetë amanetin e rilidnasve tanë. Sot ne kemi një ekip edhe më solid. Sot kemi një koalicion më të gjerë me grupe të ndryshme të interesit që kërkojnë ndryshim. Kemi një garanci, garancia është Edi Rama, fuqia e ndryshimit të Tiranës”.
Vasilika Hysi: Frika më 23 qershor do të vritet përfundimisht
“Në 23 qershor të gjithë bashkë do t’i themi stop rrënimit. Jam e privilegjuar që jam pjesë e kësaj skuadre të Tiranës. Ne bashkë do të krijojmë një shoqëri pa diskriminim gjinor, pa diskriminim për shkak të kushteve ekonomike. Pas 23 qershorit do të ofrojmë shërbime publike për të gjithë kudo, jo vetëm për pushtetarë, për deputetë e ministra, por në radhë të parë për ata që s’kanë. Frika më 23 qershor do të vritet përfundimisht. Në 23 qershor të gjithë bashkë socialiste dhe demokratë do ecim drejt rrugës evropiane me këtë skuadër fantastike dhe me kryeministër Edi Ramën”.
Rakip Suli: Me votën pro rilindjes do rilindë çdo familje shqiptare
“Mirëmbrëma forcës aktive të njësisë 11, ku më 23 qershor do të sjellin fitoren për rilindjen shqiptare. Kam nderin që sot jam pjesë e skuadrës së PS, ku më 23 qershor me votën pro rilindjes, pro kryeministrit të ri Edi Rama, do rilindë çdo familje shqiptare. Do përfundojë njëherë e mirë gjunjëzimi i familjeve shqiptare. Siguroj kryeministrin Edi Rama që njësia 11 do ketë një fitore të thellë më 23 qershor. Fitore, Fitore. Fitore”.
Pjerin Nderu: Gropën e Kamzës do ta mbushim me vota
Kamza dhe Paskuqani nuk do të jenë më gropë e zezë e PS. Gropën do ta mbushim me vota për një rilindje shqiptare”.
Parid Cara: Kavaja do votojë rilindjen dhe Ramën kryeministër
“Sot jam krenar më shumë se kurrë që jam pjesë e kësaj skuadre ku përfaqësoj Kavajën. Jam i bindur që më 23 qershor po nga Kavaja do të fillojë ndryshimi, rilindja e Shqipërisë. Në 23 qershor Kavaja do të votojë rilindjen dhe Edi Ramën kryeministër”.
Ledi Shamku: Tirana si Kavaja 2 vjet më parë, leksion demokracie
“Jemi forcë e majtë dhe jemi një me njerëzit tanë. Po kthejmë njerëzit me fytyrë nga sho-shoqi dhe jo me shpinë si ky që po ikën me bisht nën shalë. Jemi ata që lidhim zemra, shembim mure dhe ndërtojmë vetëm ura. Unë jam goc tirone dhe jam krenare dhe du me u thon tironsave me gjuhën tonë, ne tironsit duhet me i dhon Shqipërisë kësaj radhe një leksion demokracie. Kavaja e ka bo dy vjet para nesh. Alternativa është vetëm një, o tani, o tani sepse rilindje ka me qen”.
Dashamir Peza: Atë që bëri për Tiranë, Rama do ta bëjë për gjithë Shqipërinë
“Fshati është një nga prioritetet e PS. Në këto 8 vjet Saliu i ka sjellë fshatit vetëm rrënimin. Jeta e fshatarit sot është si mos më keq. Ne me programin e PS do ta ndryshojmë, do ta transformojmë jetën e fshatit. PS me programin e saj do të hapë 150 mijë vende pune vetëm për fermerët dhe fshatin. Do të investojmë në 4 vitet e ardhshme më shumë se 160 milionë euro për bujqësinë. Nafta nga 180 lekë do të bëhet 130 lekë për fshatarët. Me Ramën kryeministër fshati do të pësojë një transformim të paimagjinueshëm. Atë që Rama bëri për Tiranën do ta bëjë për të gjithë Shqipërinë dhe fshatin. Tirana do votojë për PS dhe Edi Ramën kryeministër”.
Milena Harito: Votoni numrin 29 dhe skuadrën e rilindjes
“Do ta bëjmë fitoren e Tiranës më të thellën që ka parë ndonjëherë ky qark. PS ka një vizion. Ne do të zhvillojmë shërbimet në telefonat tuaj, në kompjuterat tuaj, për ta vënë administratën në shërbim të të gjithëve. Për të krijuar punë të kualifikuara dhe të mirëpaguara për ju. Votoni PS, numrin 29, votoni kryeministër Edi Ramën dhe skuadrën e rilindjes, fitore”.
Alfred Dalipi: Rilindje shqiptarëve
“Pas 8 vitesh deputet i Korçës jam këtu të ndaj me ju sfidën e rilindjes. Në 2005-n u bëra pjesë e sfidës së Edi Ramës për të udhëhequr PS drejt fitores. Sot jam këtu për sfidën e Edi Ramës, për sfidën e socialistëve, për sfidën e të gjithëve. Jam këtu për Rilindjen e shqiptarëve”.
Afrim Qendro: T’i rikthejmë Tiranës dinjitetin e humbur
“Përshëndetje të gjithëve! Të dashur miq. Unë jam shumë krenar që jam para jush e kësaj skuadre. Të jeni të bindur se Rilindja do të fillojë nga Tirana dhe ne duhet t’i rikthejmë Tiranës dinjitetin e humbur. Kanë ngelur edhe një muaj nga data e votimit. Doktori i sëmurë do të kërkojë t’i bëjë të gjithë të zezat që të prekë votat. Por ne garantojmë se s’do të ketë shans. Do të përballet me jetën e të gjithë qytetarëve. Fitorja është e sigurt. Rilindja fillon nga Tirana dhe fillon nga data 24”.
Blerina Gjylameti: Gratë e vajzat e Tiranës do të vulosin fitoren e PS
“Përshëndetje Tirana! Tirana e di sot më shumë se kurrë se gratë dhe vajzat e Tiranës do të vulosin fitoren e 23 qershorit. Më 23 qershor të gjitha gratë dhe vajzat e Tiranës do të votojnë Rilindjen, programin e Rilindjes Edi Ramën kryeministër. Fitore!”
Rama në "Twitter": Jo vetëm betejë
Kreu i PS-së Edi Rama nëpërmjet një postimi, gjatë paradites, në rrjetin social “Facebook” ftoi të gjithë simpatizantët që të marrin pjesë duke theksuar se ndryshimi mes PS dhe PD është se "demokratët pushtojnë sheshet me trupat e robërve në administratë".
‘Sot në 18.00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, prezantojmë superskuadrën e Rilindjes për Tiranën. Me shumë kënaqësi ftoj të gjithë ndër ju që e keni mundësinë të na bashkoheni, të vini dhe të ndajmë bashkë çastet e bukura të një momenti si ky. Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë po edhe festë. Eshtë një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona. Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim. Për të bërë që era e ndryshimit të fryjë përditë e më fort në të katër anët e vendit dhe të nxjerrë nga çdo shtëpi shqiptare Votën për Rilindjen. Edhe këtu ndryshimi mes nesh e atyre është i madh: Ata i pushtojnë sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë. Ne i mbushim hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar. Që në 23 qershor të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit shqiptar”, shkruan Rama.
(er.nu/d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zgjedhjet e 23 qershorit, nesër partitë politike zyrtarisht në fushatë