E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: FRD, banesa e demokratëve, i fiton 2 mandate në Durrës

DURRËS-Kryetari i Fryma e Re e Demokratike Bamir Topi prezantoi sot në Durrës, kandidatët për deputetë të këtij Qarku.
Lista e kandidatëve kryesohet nga deputeti prej dy mandatesh në këtë qark, z Gazmend Oketa dhe nga Sami Gjergji, biznesmen i njohur në qarkun e Durrësit.

“Ky është një ekip që ka një kapiten të mbrekullueshëm si Gazmend Oketa. Sot situata ekonomike e finaciare është e tillë që nuk duhet ti detyrojë partitë për të bërë shpenzime marramendëse. Ne jemi një parti modeste e ndërtuar për të fituar me moralin e saj dhe duke ju siguruar që takimin përmbyllës do ta bëjmë në sheshin e Durrësit. Gjatë këtyre ditëve politika e vjetër po vepron në një mënyrë aspak fisnike. Kanë dalë në një fushatë pa respektuar as afatin e vendosur së bashku.

Topi tha se partia e tij shkon në zgjedhjet e 23 qershorit për të garantuar së paku 2 mandate në qarkun e Durrësit.

“Kam bindje që në 23 qershor nuk do impresionohemi nga fitorja e FRD, por ju them që qytetarët të mos ndikohen nga sondazhet që bëhen nga ata që paguajnë. Ne shkojmë në zgjedhje për të garantuar nga qarku I Durrësit do të dalin së paku 2 deputetë. Ne jemi në këto zgjedhje për ti dhënë fund këtij tranzicioni të vështirë, për të kthyer në normalitet jetën e institucioneve të parlamentit e të drejtësisë, jemi që në parlamentin shqiptar, ti çojmë në shërbim të qyterëve të majtë të djathtë e të indiferentëve”.

Kreu i FRD më pas lëshoi akuza në adresë të kryeministrit aktual.
“Kemi pasur një parlament i cili funksionon me 71 vota, 4 prej tyre i takojnë krahut të majtë. Kemi pasur një parlament, i cili është kthyer në një institucion privat i një individi, i cili e ka kthyer në pronën e tij. Ky kryeministër nuk dëshiron të kuptojë atë që është esenciale, rotacionin politik, të elitave dhe gjeneratave. Politika nuk duhet t’i ngjajë kënetës, duhen prurje të reja për rigjenerim. Shqipëria nuk duhet të jetë e një individi. Ne shkojmë në 23 qershor me një bindje të fortë që situata duhet të ndryshojë në parlamentin shqiptar. Shqipëria ka dëshmuar e ka provuar se bipolarizimi ka krijuar një traumë në institucione dhe ekonomi. Parlamenti shqiptar ka nevojë për një zë që ta moderojë politikën. Fondet publike shkojnë për rrugë që nuk janë në një standart. Administrate e korruptuar ka humbur realitetin me qytetarët për shkak të korrupsionit. Unë them që 23 qershori duhet të jetë një datë që të na bëjë për të reflektuar të gjithëve”

Topi më tej theksoi veçantitë e FRD.
“FRD qartazi është formacion politik i qendrës së djathtë dhe në kohën kur para FRD u shtrua oferta e një koalicioni parazgjedhor, FRD i qëndroi fort pozicionit të vet për të dalë e vetme në zgjedhje për të respektuar rotacionin politik. Kemi qenë në pozicione të rëndësishme. Sot e them drejtpërdrejtë. FRD është shtëpia e demokratëve shqiptarë, ne në mënyrë të vendosur nuk mund të bënim koalicion me të majtët dhe as me ata që janë në pushtet sepse në mënyrë të dukshme na ndan morali politik”.

(d.b/K.Haxhiaj/BalkanWeb) Lidhje te tjera Durrës, FRD prezantohen kandidatët, Oketa: Votoni etikën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›