E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë: Plagoset 49-vjeçari, në kërkim autorët

Një plagosje me sende të forta ka ndodhur ditën ne djeshme në Komunën Farkë në Tiranë, ndërsa shtetasi Gani Plaku, 49 vjeç, eshte qelluar nga persona ende të paindentifikuar.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, ku bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes.
 

I dëmtuari Gani Plaku është dërguar menjëherë nga shërbimet e policisë në Spitalin Ushtarak Tiranë për një trajtim më të specializuar.
Autorët, dyshohet se kanë ndjekur lëvizjet e 49 vjeçarit Plaku dhe në afërsi të një karburanti, në kthesën e Farkës e kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dëmtime.
 

Aktualisht, nga strukturat e hetimit të krimit të policise, po punojnë intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje, me qëllim për të identifikuar dhe kapur autorët.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›