Xhamia e re, shpallet fituese studioja BIG nga Danimarka
Studioja projektuese BIG nga Danimarka është shpallur fituese e konkursit për ndërtimin e xhamisë së re dhe muzeut të bashkëjetesës fetare për kryeqytetin.
Në fjalën e tij kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama theksoi se shpallja e studios fituese ishte një punë e vështirë pasi propozimet ishin njëra më interesante se tjera ndërsa shtoi se angazhimi dhe pasioni që kishin punuar studiot ishte mbresëlënëse.
“Ky projekt është shumë abicioz dhe është një sfidë më vetë për Tiranën dhe sigurisht kërkon punë. Në këtë aspekt bashkia e Tiranës ka gjithë hapësin e nevojshme dhe ekspetizën e nevojshme tekniko-ligjore për të zgjidhur të gjithë problematikën” theksoi Rama duke garantuar se ky projekt është konform planit të zhvillimit të qytetit dhe konform të gjitha normave ligjore që kërkojnë ndërtimin e saj duke mos cënaur as një pronë dhe as një pronar.
Më tej kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se ky project është një pikë referimi për të gjithë qytetin për të dhënë një hapësirë që i bashkohet qytetarëve.
Ndërkohë në garë për ndërtimin e xhamisë së re dhe muzeut të bashkëjetesës fetare për kryeqytetin ishin 5 studio të njohura ndërkombëtare ndërsa ishte studio BIG nga Danimarka ajo e cila u shpall fituese.
Sipërfaqja për xhaminë është 2.500 m2, ndërsa sipërfaqja për muzeun është 1650 m2.