E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike

26-05-2012 / Gazeta 55

Policia Bashkiake ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave të gjelbra dhe hapësirave publike në Tiranë. Aksioni ka synuar lirimin e trotuarit në zonën e bllokut, ku prej disa vitesh është ngritur një strukturë metalike për t’u shfrytëzuar për lokal. Pronari i saj ishte njoftuar më herët nga policia bashkiake për vendimin. Në zbatimin e këtij vendimi veprimet e Policisë Bashkikake mbështeteshin nga shërbime të policisë së rendit të komisariatit numër 2. Gjatë zbatimit të vendimit nuk pati kundërshtime apo rezistencë nga ana e pronarëve apo punonjësve. Policia Bashkiake ka deklaruar se do vijojë me identifikimin dhe lirimin e të gjitha ambjenteve publike apo të gjelbra që janë zënë nga ndërtime pa leje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›