E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arsenal armësh në Krujë, sekuestrohen 38 granata. 1 në pranga dhe 3 në kërkim

Një arsenal armësh është zbuluar nga Policia në Krujë, gjatë një operacioni kundër kultivimit të kanabisit. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë sekuestruar 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezës unifikues granatash dhe 1 armë zjarri kallashnikov. Po ashtu u sekuestruan edhe 5.2 kilogramë kanabis.

Një person ka rënë në pranga dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, banues në fshatin Shkretë. Sipas Policisë, këta persona kanë kultivuar kanabis në fshatin Shkretë, ndërsa gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe arsenali i armëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›