Tiranë/ Makina ngjitet në pedonalen e Liqenit dhe përplaset, arratiset drejtuesi i mjetit

Një aksident ndodhi mëngjesin e sotëm (22 gusht) në zonën e Digës së Liqenit Artificial të Tiranës.
Automjeti tip “BMW” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, kur doli nga rruga, u ngjit në skarpatin e digës së liqenit dhe u përplas me bordurën mbrojtëse të digës në pedonalen e përcaktuar për këmbësorët dhe biçikletat.
Automjeti pësoi dëme të konsiderueshme, me gomat të dala prej mjetit nga përplasja e fortë.
Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 dhe si autor ka shpallur në kërkim shoferin 26-vjeçar, i cili e braktisi automjetin pas aksidentit.
Ndaj autorit rëndojnë dy vepra penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
/rtsh.al/