Tiranë/ RENEA, arreston të kërkuarin për vrasje në 97-ën
Forcat Renea në bashkëpunim me policinë e Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e të kërkuarit për vrasje në vitin 1997. Ish polici Besnik Visha i dënuar me 12 vjet heqje lirie për vrasjen e shtetasit Refik Domi, fshihej në fshatin Zgur të Zall Brastarit. Pasi ka ndjerë afrimin e forcave të Renea-s në banesën e tij, ai është izoluar brenda saj bashkë me bashkëshorten duke kërcënuar me hedhjen e një granate. Mësohet se operacioni ka zgjatur disa orë, ndërsa i kërkuari ka pranuar të dorëzohet pas 2 orësh negocime. Në operacion kanë marrë pjesë edhe negociatorë të Reneas, si dhe janë përdorur helikopterë policie. Visha u kishte shpëtuar disa herë operacioneve të organizuara për kapjen e tij , që prej vitit 1997 kur ekzekutoi në Kamës Refik Domin.