E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapet i kërkuari për vrasje në 97-ën

Kapet në banesën e tij i kërkuari për ekzekutimin e një shtetasi në vitin 1997 në Kamëz. Operacioni i forvace Renea zgjati disa orë, pasi i kërkuari u izolua në banesë duke kërcënuar me hedhjen e një granate. 

TIRANE- Forcat Renea në bashkëpunim me policinë e Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e të kërkuarit për vrasje në vitin 1997. Ish polici Besnik Visha , i dënuar me 12 vjet heqje lirie për vrasjen e shtetasit Refik Domi, fshihej në fshatin Zgur të Zall Brastarit. Pasi ka ndjerë afrimin e forcave të Renea-s në banesën e tij, ai është izoluar brenda saj bashkë me bashkëshorten duke kërcënuar me hedhjen e një granate. Mësohet se operacioni ka zgjatur disa orë, ndërsa i kërkuari ka pranuar të dorëzohet pas 2 orësh negocime. Në operacion kanë marrë pjesë edhe negociatorë të Reneas, si dhe janë përdorur helikopterë policie. Visha u kishte shpëtuar disa herë operacioneve të organizuara për kapjen e tij , që prej vitit 1997 kur ekzekutoi në Kamës Refik Domin.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›