Pukë, dy vatra zjarri ngrenë në alarm vendorët
Vatra e pare u shfaq ne siperfaqet pyjore ne afersi te fshatrave Trun e Xath te Komunes se Blerimit, kurse e dyta ne vend hedhjen e mbeturinave te qytetit. Zjarri qe dogji ha me pisha mundi te lokalizohej sot ne mengjes
PUKE-Dy vatra zjarri të shfaqura njëherësh mbremjen e kaluar ne rrethin e Pukës morën përmasa të mëdha në nje hark kohor krejt te shkurter duke krijuar nje situatë të pazakonte.
Vatra e pare qe u shfaq ne siperfaqet pyjore ne afersi te fshtarve Trun e Xath te Komunes se Blerimit kane mobilizuar te gjithe punonjesit e Sherbimit Pyjor te vinin flaket nen kontroll per shkak dhe te rrezikut qe i kanosej banesave. Megjithate eshte dashur te kalonte mesnata qe zjarri te vihej nen kontroll, pasi ererat e forta i kane stimuluar flaket qe perpin rreth 5 hektar pyje.
Shqetesuese situata u be ne siperfaqen me pyje e pisha buze rruges nacionale vetem 5 kilometer pa mberritur ne qytetin e Pukes. Ne kete rast, ndryshe nga ai i pari ku dyshohet qe zjarri te jete i qellimshëm, shkak per perfshirjen ne flake te rreth 7 hektareve kane qene vendgrumbullimi i mbeturinave te qytetit te Pukes. Flaket moren permasa me shpejtes. Fillimisht nderhyrja e mjeteve zjarrfikes ka qene e pamundur per shkak te terrenit te veshtire, por efektivet e ketij reparti hyne ne rruge kalime te veshtira duke u munduar te vinin flaket nen kontroll ndonëse nje gje e tillë ka qene totalisht e pamundur pershkak dhe te siperfaqes se madhe te perfshi nga flakët. Ne vendin e ngjarjes kane qendruar deri ne te gdhire te mengjesit te sotem kreu i zjarrfikesve te Pukes, Agron Hadroj, kreu i Komunes se Qerretit Rrok Dodaj dhe Drejtori i Sherbimit Pyjor Gjin Filipi. Perpjekjet e forcave te angazhuara per te vene flaket nen kontroll jane ndihmuar nga reshjet e shiut te rena oret e para te mengjesit te sotem, ku fatmiresisht kane ulur intensitetin e zjarrit. Ne te dy vatrat e zjarrit vazhdojnë te qendrojn vezhgues te Sherbimit Pyjor te cilet kane vene nen kontroll situaten.
(d.b/News24/BalkanWeb)