E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakimullah Mehsud, kreu i ri i pamëshirshëm i talebanëve

Komandanti i ri i talebanëve pakistanezë,
sipas disa burimeve të
brendshme, është një njeri shumë herë
më i pamëshirshëm nga paraardhësi i
tij. Ai është autori i disa sulmeve të fundit
të përgjakshme dhe mund të
vazhdojë të urdhërojë sulme të
tjera të tilla gjatë javëve në vijim.
Pavarësisht lajmit të emërimit të
Hakimullah Mehsud si pasardhës
i ish-shefit Baitullat Mehsud, i
cili mendohet të jetë vrarë nga
sulmet amerikane në 5 gusht,
ka ende paqartësi në lidhje me
mbështetjen që ky njeri gëzon
te të gjithë shefat talebanë. Baitullah
ishte i famshëm më së shumti për sulmet
vetëvrasëse ndaj civilëve pakistanezë,
qeverisë dhe policëve. Ndërkohë, emërimi
i liderit të ri është bërë nga këshilli taleban
prej 42 vetash, që thuhet se ka marrë një
vendim unanim. Deri në fund ata ngulmuan
se lideri i tyre ishte gjallë, por më pas erdhi
lajmi i zëvendësimit të tij. Megjithatë, sipas
ekspertëve të talebanëve, mendohet se
ata nuk kanë rënë dakord për personin që
do të zëvendësojë shefi n e vrarë, pavarësisht
nga çfarë thuhet, pasi nuk
ka një konsensus të plotë. Këtë
e vërteton edhe fakti që deri më
tani nuk ka asnjë lloj konfi rmimi
zyrtar të zëvendësimit. Verifi kimi
i informacioneve nga rajonet
e talebanëve është shumë i
vështirë, sepse bëhet fjalë për
zona që janë nën një kontroll të
rreptë të talebanëve. Shpesh,
shumë thashetheme të së shkuarës kanë
dalë se nuk kanë pasur asnjë bazë dhe nuk
kanë pasqyruar të vërtetën. Për sa i përket
liderit të ri të mundshëm, ai vjen nga i njëjti
fi s si edhe paraardhësit. Ai ka komanduar
deri më tani tre rajone tribale dhe ka reputacionin
e një personi të pamëshirshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›