Tiranë, zjarr në një garazh në Allias, digjet një benz
Flakët e zjarrit shpërthyen sot paradite në garazhin për makina në periferi të Tiranës, në Allias duke djegur brenda pak minutave një automjet tip benz. Të alarmuar banorët lajmëruan shërbimin e zjarrfikëseve
TIRANE-Një zjarr i rënë sot paradite në një garazh në Allias të Tiranës ka alarmuar banorët e zonës si dhe ka vënë në lëvizje zjarrfikëset e kryeqytetit. Flakët e zjarrit shpërthyen sot paradite në garazhin për makina në periferi të Tiranës, në Allias duke djegur brenda pak minutave një automjet tip benz. Të alarmuar banorët e zonës lajmëruan policinë dhe shërbimin e zjarrfikëseve të cilat mbërritën në vengjarje. Zjarrfikëset mundën për pak minuta të izolojnë flakët që kërcënuan banesat pranë garazhit si dhe shpëtuan automjetet e tjera që ndodheshin të parkuara në zonën e flakëve. Përvec një benzi të djegur nuk pati dëme të tjera nga diegia e garazhit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndezjes së zjarrit.
(d.b/BalkanWeb)