Kroacia, e shqetësuar për blerjen e avionëve gjuajtës nga Serbia
Serbia, që e ka shpallur
veten asnjanëse nga ana
ushtarake, ka në plan të
blejë aeroplanë modernë,
të cilët, sikurse thuhet, është gati
t‘ua vejë në dispozicion për shërbime
të ndryshme ajrore edhe
vendeve fqinjë, kundrejt pagesës
nga 40 deri në 60 milionë dollarë
në vit, shkruante ditët e fundit
gazeta kroate "Sllobodna Dalmacija",
sipas së cilës, kur është fjala
për aviacionin ushtarak, Serbia
është shumë para Kroacisë. Nuk
është sekret, shkruan ajo, se
gjendja e aviacionit ushtarak të
Kroacisë është në prag të mbijetesës
dhe se ka ardhur koha
ekstreme që të bëhet diçka në
këtë drejtim, duke qenë edhe pak
kohë ajo (Kroacia) do të mbesë
pa asnjë aeroplan ushtarak të
qenësishëm. Aeroplanëve "Mig
21" të ushtrisë kroate, mbas
dy vitesh, sipas gazetës, do t‘u
mbarohen rezervat, ndërsa vendimi
për blerjen e aeroplanëve
të rinj ushtarakë është shtyrë
nga qeveria kroate për një kohë
të pacaktuar. Skuadrilja e aeroplanëve
gjuajtës luftarakë të
Kroacisë, në krahasim me ato
të vendeve fqinjë, Hungarisë,
Austrisë dhe Italisë, si dhe të
Serbisë, nuk është gjë tjetër veçse
një "grumbull hekurishtesh",
shkruan "Sllobodna Dalmacija.
Gazeta kroate, që u referohet
burimeve brenda Ministrisë së
Mbrojtjes të Serbisë, shkruan
se, pavarësisht nga recesioni
që po kalon vendi, kjo ministri
ka marrë vendimin për blerjen
e aeroplanëve të rinj luftarakë
që do të hyjnë në përbërje të
forcave ushtarake ajrore serbe
në vitin 2013. Në tenderin që
pritet të shpallet nga ana e kësaj
ministrie, sipas gazetës, kanë paralajmëruar
pjesëmarrjen e tyre
kompanitë "Eurofighter", "Gripen",
si edhe kompanitë ruse që
prodhojnë aeroplanët ushtarakë
"Mig" dhe "Suhoj". Shërbimet
ushtarake dhe të sigurimit të
Kroacisë janë të ndërgjegjshme
për problemet që do të mund
të krijohen, nëse Serbia pajiset
me aeroplanë të rinj luftarakë
modernë para Kroacisë. Kjo do
të thotë se një aeroplan gjuajtës
serb (p.sh. "Mig"), duke fluturuar
mbi Bosnjë-Hercegovinë,
brenda 25 minutash do të mund
të arrinte në Knin të Krajinës së
Kroacisë, thekson gazeta kroate,
duke shtuar se, në një rast të tillë,
"ushtari ajror kroat" do humbiste
çdo kuptim, sepse mbas blerjes
nga serbët të aeroplanëve të rinj
modernë, aeroplanët kroatë me
një motor do të kishin ose jo
karburant të mjaftueshëm për
të fluturuar nga Zagrebi në Knin
dhe jo më të hynin në luftime
ajrore me aeroplanë serbë. Sipas
analistëve ushtarakë serbë,
Serbia nuk e fsheh synimin e saj
që të vazhdojë ta mbizotërojë
Kroacinë, kur është fjala për aviacionin
ushtarak, duke u krijuar
dhembje koke të forta ekspertëve
ushtarakë në Zagreb.
Veç kësaj, sikurse shkruan
gazeta kroate "Sllobodna Dalmacija",
Serbia asnjanëse nga
ana ushtarake ka si synim që
aeroplanët e saj ushtarakë të
rinj t‘ua ofrojë për shërbime të
ndryshme mbikëqyrjeje ajrore
vendeve fqinjë. "Qiellin mbi
Slloveni dhe vendet baltike e
ruajnë aeroplanët e vendeve të
tjera anëtare të NATO-s kundrejt
një pagese që shkon nga 40 deri
në 60 milionë dollarë në vit", i
tha gazetës së lartpërmendur
një ekspert ushtarak serb, duke
vënë në dukje se një detyrë të tillë
mund ta kryejnë edhe aeroplanët
ushtarakë serbë në vendet fqinjë,
duke pasur parasysh Malin e
Zi dhe Maqedoninë. Sidoqoftë,
"Sllobodna Dalmacija", duke
cituar disa analistë ushtarakë,
shkruan se duket pak e vështirë
që Serbia, borxhet e së cilës nuk
janë të vogla, do të mund të
blejë aeroplanë gjuajtës reaktivë
luftarakë modernë. Megjithatë,
gazeta nënvizon në fund se
vizita e Presidentit të Rusisë,
Dmitri Medvedev, në Serbi, e
planifikuar për në muajin tetor
të këtij viti, mund të jetë zgjidhje
e problemit.
veten asnjanëse nga ana
ushtarake, ka në plan të
blejë aeroplanë modernë,
të cilët, sikurse thuhet, është gati
t‘ua vejë në dispozicion për shërbime
të ndryshme ajrore edhe
vendeve fqinjë, kundrejt pagesës
nga 40 deri në 60 milionë dollarë
në vit, shkruante ditët e fundit
gazeta kroate "Sllobodna Dalmacija",
sipas së cilës, kur është fjala
për aviacionin ushtarak, Serbia
është shumë para Kroacisë. Nuk
është sekret, shkruan ajo, se
gjendja e aviacionit ushtarak të
Kroacisë është në prag të mbijetesës
dhe se ka ardhur koha
ekstreme që të bëhet diçka në
këtë drejtim, duke qenë edhe pak
kohë ajo (Kroacia) do të mbesë
pa asnjë aeroplan ushtarak të
qenësishëm. Aeroplanëve "Mig
21" të ushtrisë kroate, mbas
dy vitesh, sipas gazetës, do t‘u
mbarohen rezervat, ndërsa vendimi
për blerjen e aeroplanëve
të rinj ushtarakë është shtyrë
nga qeveria kroate për një kohë
të pacaktuar. Skuadrilja e aeroplanëve
gjuajtës luftarakë të
Kroacisë, në krahasim me ato
të vendeve fqinjë, Hungarisë,
Austrisë dhe Italisë, si dhe të
Serbisë, nuk është gjë tjetër veçse
një "grumbull hekurishtesh",
shkruan "Sllobodna Dalmacija.
Gazeta kroate, që u referohet
burimeve brenda Ministrisë së
Mbrojtjes të Serbisë, shkruan
se, pavarësisht nga recesioni
që po kalon vendi, kjo ministri
ka marrë vendimin për blerjen
e aeroplanëve të rinj luftarakë
që do të hyjnë në përbërje të
forcave ushtarake ajrore serbe
në vitin 2013. Në tenderin që
pritet të shpallet nga ana e kësaj
ministrie, sipas gazetës, kanë paralajmëruar
pjesëmarrjen e tyre
kompanitë "Eurofighter", "Gripen",
si edhe kompanitë ruse që
prodhojnë aeroplanët ushtarakë
"Mig" dhe "Suhoj". Shërbimet
ushtarake dhe të sigurimit të
Kroacisë janë të ndërgjegjshme
për problemet që do të mund
të krijohen, nëse Serbia pajiset
me aeroplanë të rinj luftarakë
modernë para Kroacisë. Kjo do
të thotë se një aeroplan gjuajtës
serb (p.sh. "Mig"), duke fluturuar
mbi Bosnjë-Hercegovinë,
brenda 25 minutash do të mund
të arrinte në Knin të Krajinës së
Kroacisë, thekson gazeta kroate,
duke shtuar se, në një rast të tillë,
"ushtari ajror kroat" do humbiste
çdo kuptim, sepse mbas blerjes
nga serbët të aeroplanëve të rinj
modernë, aeroplanët kroatë me
një motor do të kishin ose jo
karburant të mjaftueshëm për
të fluturuar nga Zagrebi në Knin
dhe jo më të hynin në luftime
ajrore me aeroplanë serbë. Sipas
analistëve ushtarakë serbë,
Serbia nuk e fsheh synimin e saj
që të vazhdojë ta mbizotërojë
Kroacinë, kur është fjala për aviacionin
ushtarak, duke u krijuar
dhembje koke të forta ekspertëve
ushtarakë në Zagreb.
Veç kësaj, sikurse shkruan
gazeta kroate "Sllobodna Dalmacija",
Serbia asnjanëse nga
ana ushtarake ka si synim që
aeroplanët e saj ushtarakë të
rinj t‘ua ofrojë për shërbime të
ndryshme mbikëqyrjeje ajrore
vendeve fqinjë. "Qiellin mbi
Slloveni dhe vendet baltike e
ruajnë aeroplanët e vendeve të
tjera anëtare të NATO-s kundrejt
një pagese që shkon nga 40 deri
në 60 milionë dollarë në vit", i
tha gazetës së lartpërmendur
një ekspert ushtarak serb, duke
vënë në dukje se një detyrë të tillë
mund ta kryejnë edhe aeroplanët
ushtarakë serbë në vendet fqinjë,
duke pasur parasysh Malin e
Zi dhe Maqedoninë. Sidoqoftë,
"Sllobodna Dalmacija", duke
cituar disa analistë ushtarakë,
shkruan se duket pak e vështirë
që Serbia, borxhet e së cilës nuk
janë të vogla, do të mund të
blejë aeroplanë gjuajtës reaktivë
luftarakë modernë. Megjithatë,
gazeta nënvizon në fund se
vizita e Presidentit të Rusisë,
Dmitri Medvedev, në Serbi, e
planifikuar për në muajin tetor
të këtij viti, mund të jetë zgjidhje
e problemit.