E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë; Zihen bashkëshortët, godet me dru vëllanë e gruas



Një person u plagos, pasi u godit nga kunati i tij, pas një sherri midis motrës së tij prokurore dhe burrit të saj. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në kryeqytet. Sipas burimeve nga policia, 35-vjeçarja kishte nisur të debatonte me burrin e saj. Grindja midis tyre ishte përkeqësuar dhe ajo kishte marrë në telefon të vëllanë për të shkuar aty dhe ta merrte. Por, ndërsa ai ka mbërritur në vendngjarje është gjendur nën sulmin e kunatit të tij, i cili e ka goditur me dru duke i shkaktuar atij dëmtime serioze. Por, ai ka arritur që të largohet duke hipur në makinë së bashku me të motrën e duke u larguar nga vendngjarja. Pas marrjes së informacionit në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet për këtë rast.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›