I presin veshin kur ishte 2 vjeç, hakmerret 35 vjet më vonë
21/09/2009 Një histori e pabesueshme vrasjeje që nis e përfundon në Kukës, rrjedha e ngjarjeve.
TIRANË- I presin veshin kur ishte vetëm dy vjeç dhe pas 35 vitesh hakmerret ndaj personit. Ngjarja ka ndodhur vite më parë. Ndërkohë që autori dyshohet se është Agim Sefa. Kur ndodhi ngjarja ka qenë fare i vogël dhe i vetëm në shtëpi i lidhur në djep. Por gjatë viteve ka mësuar se personi që e kreu veprimin e rëndë ishte bashkëfshatari i tij Osman Marku. Që të dyja familjet, Marku dhe Sefa janë nga Kukësi dhe prej vitesh kanë kaluar një hasmëri. Sipas disa të dhënave të rrëfyera nga i pandehuri, për të arritur deri tek autori i prerjes së veshit i është dashur rrugë e gjatë. Ishte viti 1997, kur Agim Sefa arrin ta zbulojë hasmin e tij me banim në Kamëz. Ndonëse nuk e njihte fare, ai i është afruar dhe më pas prezantuar: “Ju jeni Osman Marku?. Unë jam Agim Sefa personi që ju i keni prerë veshin në djep. I tregon veshin dhe më pas i qëllon duke e lënë të vdekur në vend”. Pas ngjarjes Sefa i largohet policisë për gati dhjetë vjet. Një vit më parë ra në prangat e policisë dhe tashmë është në gjykatë për t’u përballur me akuzën. Është pikërisht personi me vesh të prerë, por ende është në fazën e dyshimeve për organin e akuzës, e cila beson se ka gjetur personin e duhur dhe e ka akuzuar si autorin e vrasësit të hasmit të tij. Osman Marku në kohën kur u vra ishte 59 vjeç. Ai u qëllua për vdekje në datën 26 korrik 1997. Seanca e parë ndaj të pandehurit ka qenë të enjten e kaluar. Por ajo nuk u zhvillua për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues. I pandehuri Agim Sefa ishte i pranishëm në sallë, i cili më vonë shfaqi edhe shenja lodhjeje. Sipas të dhënave, bëhet e ditur se Osman Marku 35 vjet më parë ka shkuar në banesën e familjes Sefa për t’u hakmar në lidhje me një hasmëri mes tyre. Por kur ka hyrë në banesë ai nuk ka gjetur askënd përveç djalit të vogël dyvjeçar të lidhur në djep. Pa u menduar Marku i ka lënë sinjal familjes së hasmit, duke i prerë veshin djalit të vogël e lënë në mes të gjakut. Vrasja u krye në sy të së shoqes. Mosmarrëveshjet e lindura që në Kukës mes familjeve Sefa e Marku u transferuan në Tiranë. Dy familjet u shpërngulën për t’u vendosur në periferi të kryeqytetit pas viteve ‘90. Por konflikti vazhdoi. Më 26 korrik 1997, Osman Marku, atëherë 59 vjeç, u qëllua me armë zjarri në prani të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit edhe pse pa me sytë e saj vrasjen e të shoqit, gjatë pyetjes në polici nuk arriti të identifikonte autorin e ngjarjes. Gjatë hetimeve për vrasjen e Osman Markut në vitin 1997, pak ditë më pas, policia shoqëroi edhe Agim Sefën, i cili asnjëherë nuk e pranoi krimin. Në mungesë të provave dhe dëshmive, policia u detyrua që pak ditë më vonë, të linte të lirë të dyshuarin Agim Sefa. Ai kishte dhënë deklarime të qarta në polici duke mohuar vrasjen, ndërsa dosja penale u mbyll pa autor. Ashtu si shumë dosje të tjera, në vitet 2007-2008 edhe vrasja e Osman Markut u rihap. Provat u rimorën në shqyrtim, ndërsa agjentët e policisë iu rikthyen pyetjes së dëshmitarëve. Pak kohë pas rihapjes së dosjes, policia e Tiranës në rrugë zyrtare lajmëroi më 4 tetor 2008 se “Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, ka dokumentuar një vrasje të ndodhur gjatë vitit 1997”. Versioni i Prokurorisë
Sherri mes familjeve për “pyllin e shenjtë”
TIRANE – Konflikti mes familjeve Sefa dha Marku, sipas akuzës, ka nisur rreth 35 vjet më parë, kur të dy palët banonin në Kukës. Osman Marku bëhet e ditur se kishte vajtur për të prerë dru në pyll. Por më pas ai ka pasur konflikt me babanë e Agim Sefës, i cili e ka ndaluar të pres dru. Debati ka vazhduar gjatë dhe Osman Marku është kthyer pa bërë asnjë veprim. Prokuroria gjatë hetimeve ka zbuluar se babai i Sefës kishte pretenduar se pylli ishte i shenjtë dhe nuk duhej prekur. U mendua se ngjarja u mbyll këtu mes palëve. Të dhënat tregojnë se mes familjeve ka pasur vetëm mëri dhe asgjë më shumë. Por ka qenë Osman Marku ai që ka menduar për të marrë hak për veprimin e babait të Agim Sefës. Disa ditë pas “përplasjes” në pyll, Osman Marku hakmerret për pengesën që kishte ndeshur në tentativën e tij për të prerë në pyll. Në një moment kur Agim Sefa ishte vetëm 2 vjeç, dhe krejt i vetëm në shtëpi, Osman Marku, sipas Prokurorisë, ka shkuar aty dhe i ka prerë veshin fëmijës duke u larguar më pas në banesën e tij që ndodhej aty pranë. Mosmarrëveshjet duket se janë transferuar në kryeqytet bashkë me familjet respektive, të cilat u larguan nga Kukësi dhe u vendosën në Tiranë pas viteve ‘90.
Kishte mohuar vrasjen
Sefa nuk pranoi akuzën në ‘97 dhe në ‘08
TIRANE – Vrasja e Osman Markut në vitin 1997, e cila për shumë kohë mbeti pa autor, është pasuar me një tjetër ngjarje. Vëllai i Agim Sefës, i akuzuar aktualisht për vrasje, është eliminuar fizikisht vetëm pak kohë pas krimit që i kishte marrë jetën Osman Markut. Nuk është e qartë nëse kjo ka qenë një hakmarrje, megjithatë Agim Sefa, nuk kishte pranuar autorësinë e vrasjes së Osman Markut në vitin 1997. Të njëjtin qëndrim, Sefa ka mbajtur edhe në tetorin e vitit 2008. Sipas hetuesve, 37-vjeçari ka pranuar mërinë me familjen Marku, por në asnjë rast nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes së 59-vjeçarit që i kishte prerë veshin 35 vjet më parë. “Nuk kam lidhje me atë ngjarje”, mësohet se është shprehur Agim Sefa, pas ndalimit në polici tetorin e vitit të kaluar me akuzën si autor i vrasjes së Osman Markut në vitin 1997.