Tiranë, aksident në Bulevard, plagosen 3 persona
TIRANE – Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e 3 personave, ka ndodhur sot rreth mesditës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se pas përplasjes së një automjeti me një motor janë plagosur rëndë 3 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas përplasjes motori ka marrë flakë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në Bulevard, ndërkohë që policia po punon për normalizimin e situatës dhe zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)