Tiranë, aksident rrugor, një i plagosur
Një aksident rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 22-vjeçar është plagosur teksa motorri me të cilin ishte duke udhëtuar është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ndodhi në rrugën e Durrësit . Automjeti me targa të huaja përplasi motorrin ku mbeti i plagosur 22-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se menjëherë pas aksidentit automjeti është larguar nga vendngjarja ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore.