Topalli Integrimi evropian i Shqiperise eshte nje rruge e pakthyeshme
“Integrimi evropian i Shqipërisë është rrugë e pakthyeshme dhe për këtë axhendë, ne punojmë përditë. Prania e të rinjve në një ndër sallat kryesore të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë na inkurajon edhe më shumë për të ecur edhe më shpejt për të kapërcyer edhe ndonjë vështirësi artificiale të pakuptimtë”.
Me këto fjalë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti sot federalistët e rinj evropianë, të cilët ashtu siç mblidhen në sallat e Parlamentit Europian, u mblodhën sot në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare në kuadrin e aktivitetit të Bashkimit Evropian organizuar nga JEF Albania, fondacioni CIVITA-s në bashkëpunim me zyrën e Delegacionit Evropian në Tiranë.
Mes të rinjve që tejmbushën sallën, Topalli theksoi se:
“Nuk mund të kishte një temë më të bukur se sa axhenda evropiane për të mbledhur këtu të rinjtë nga e gjithë Europa. Shqipëria-vend i zhvilluar”, ky është objektivi ynë i vështirë por i mundshëm për 2017. Njeriu nuk duhet të kthej kokën kurrë mbrapa, duhet të shikojmë përpara, ashtu siç shikoni ju, të shikojë para dhe shikojmë me optimizëm dhe me besim. Shqiptarët janë evropianë, Shqipëria është në Evropë, ne thjesht duhet të bëjmë edhe disa detyra për të qenë anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian”.
Duke ju drejtuar të gjithë të rinjve në sallë, Topalli, dha një mesazh për të gjithë të rinjtë:
“Rinia është stina e shpresës. Rinia është ajo pjesë e jetës ku lindin idealet, ëndrrat dhe projektet e mëdha. Rinia është koha kur merren vendimet kryesore për pjesën tjetër të jetës.
Çdo orë e humbur gjatë rinisë është një shans më pak të ardhmen. Të rinjtë ndihen të lumtur sepse kanë aftësinë të shohin kudo të bukurën në jetën e tyre. Energjitë dhe forcat që ju mbartni janë shumë më të mëdha nga ato që mendoni.
Përpiquni t’i përdorni ato në interesin tuaj më të mirë. Përpiquni t’i përdor ni në interesin më të mirë të shoqërisë.
Përpiquni t’i përdorni në interesin më të mirë të vendeve tuaja. Përpiquni t’i përdorni, këto energji dhe forca që ju keni, në forcimin e Evropës dhe mbarë botës. Dëshirat, ambiciet, vullneti juaj i pashtershëm, ëndrrat tuaja na frymëzojnë akoma më shumë për t’i kthyer ato në realitet”.
Kryetarja e Kuvendit ftoi të rinjtë të vijnë e të shohin nga afër bukuritë e mrekullueshme të Shqipërisë.
“Kur të projektoni pushimet tuaja mos harroni se në Shqipëri do të gjeni atë çka ju dëshironi. Nuk do të keni nevojë të shkoni në Maldive në kërkim të plazheve ekzotike, atë do e gjeni në bregdetin e mrekullueshëm shqiptar.
Nuk do të keni nevojë të shkoni në kërkim të maleve përqark Evropës, ato do t’i gjeni vetëm disa kilometra në veri të Tiranës. Dhe këtë mund ta bëni vetë me një klik nga kompjuteri juaj. Këtu, ju do të ndiheni të rrethuar nga ngrohtësia dhe mikpritja shqiptare”.