Berisha dhe Thaçi inaugurojnë sot autostradën Vermicë-Mërdar
Sot do të inaugurohen 38km e para të autostradës Vërmicë-Merdar. Në ceremoninë e inaugurimit, e cila mbahet në ora 11.00 në Vërmicë do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë. Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë dhe kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi.
Segmenti prej 38 km ka kushtuar 330 milionë euro. Punimet në autostradë do të vazhdojnë derisa të përfundojë i tërë projekti, i cili pritet të mbyllet në nëntor të vitit të ardhshëm.
Gjerësia e autostradës do të jetë 28 metra, ku do të jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 metra, 2 shirita për ngadalësim me nga 3 metra, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash. Autostrada është vazhdimësi e autostradës Durrës- Morinë, apo Rruga e Kombit, që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe krijon mundësi të daljes në det duke e lidhur pikën më të skajshme kufitare të Kosovës, Merdaren me portin e Durrësit.