E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Dialogu me Ramën, i domosdoshëm për integrimin

TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë konferencës “Lëvizja e Gruas për Integrim” theksoi edhe njëherë mbështetjen dhe prioritetin që kjo forcë politike u jep grave në politikë.
“Ne kemi dhënë shembullin që u japim prioritet grave, në të ardhmen përfaqësimi i grave është një domosdoshmëri. Sa më pak probleme të kenë gratë aq më e lumtur është shoqëria”, theksoi lideri i LSI.

Për Metën stabiliteti ekonomik dhe përshpejtimi I reformave krijojnë më shumë mundësi edhe për shtimin e vendeve të punës për gratë e vajzat.

Nga qyteti i Korcës, Meta ka komentuar edhe takimin e tij me kreun e PS-së Edi Rama. Për të, dialogu me Ramën është një domosdoshmëri që i shërben integrimit të vendit në BE. 
"LSI njihet si forcë politike që u qëndron marrëveshjeve. Thelbi i marrëveshjes me Ramën është integrimi i vendit në BE. Dialogu me Ramën është domosdoshmëri në funksion të integrimit”, deklaroi lideri i LSI.

Duke folur për Presidentin e ri, Meta tha se zgjedhja e tij nuk duhet kthyer në garë mes forcave politike, ndërsa shtoi: “Uroj të zgjidhet që në raundin e parë”.

Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se, “LSI nuk ka shpallur asnjë kandidat për President”.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta: Dialogu me Ramën, i domosdoshëm për integrimin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›