E Diel, 1 Nëntor 2026

Instituti i Jetimëve të Shqipërisë apel politikës për më shumë vëmendje

TIRANË- Instituti i Jetimëve të Shqipërisë, më 20 maj ditën Kombëtare të Jetimëve ka akuzuar politikën se kujtohet për këtë kategori vetëm në ditë të caktuara.

Kreu i këtij instituti, Ilir Cumani e ka cilësuar aktivitetin e zhvilluar një ditë më parë nga kryeparlamentarja Topalli, të turpshëm, pasi merrnin pjesë fëmijë shkollash e asnjë jetim.

Ai ka kërkuar nga politika të ndihmojë këtë shtresë, e cila ndodhet në kushte skandaloze.

‘Rasti i djeshëm, ku në Pallatin e Kongreseve gjithë shqiptarët panë një shfaqje të shëmtuar të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, e cila nëpërmjet Drejtorisë së Arsimit të Tiranës detyroi fëmijët e shkollave të kryeqytetit të mbushin sallën me fëmijë që s’janë jetim. Me keqardhje po them se, rezultatet dhe të dhënat për këtë shtresë janë dëshpëruese”, tha Cumani.

Edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, kërkoi të respektohen të drejtat e jetimëve, ndërsa rikujtoi se mbështetja ndaj tyre është një nga kërkesat e BE.

“Unë jam këtu për të treguar mbështetjen për fëmijët jetim të Shqipërisë, në mënyrë që të gjithë të mund t’i ndihmojmë për tu integruar në shoqëri. Duke parë fytyrat e tyre të gëzuara dhe aspiratat që ata kanë shpresoj që kjo të bëhet edhe pjesë e aspiratave të Shqipërisë, për tu integruar në Europë, që edhe Shqipëria të bëhet një anëtare e respektuar e BE”, tha Wollfarth.

20 Maji është një ditë apeli për mbarë shoqërinë, për të qëndruar më afër fëmijëve jetim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bashkia e Korcës, ndihma e dhurata për fëmijët jetimë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›