Tiranë, aksidentohet për vdekje drejtuesi i çiklo-motorit

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Laprakës. Sipas policisë, drejtuesi i çiklo-motorit dyshohet të ketë humbur kontrollin duke u përplasur dhe hyrë në gomat e pasme të një kamioni betonier.
Aksidenti ka qenë fatal për drejtuesin e çiklo-motorit Vangjel Simoni, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup ekspertësh dhe hetuesish të policisë rrugore të Tiranës.
Policia ka shoqëruar dhe ka marrë dëshminë e drejtuesit të betonieres, ndërsa nuk ka dalë ende me një version zyrtar për shkaqet e aksidentit.
Në një tjetër aksident të ngjashëm gjatë paradites, drejtuesi i një motori mbeti i plagosur nga përplasja me një automjet tip “Golf”.
/Start/E.B/
2011-11-12 16:50