Pritet çelja e sheshit “Skënderbej”

Në funksion të ndërhyrjes emergjente që ndërmori Bashkia për lehtësimin e trafikut në Tiranë, Këshilli Bashkiak miratoi të enjten me 29 vota pro dhe 21 kundër projektin për rehabilitimin e sheshit në qendër të Tiranës, i cili synon ta kthejë atë në një shesh për këmbësorët, por pa eliminuar lëvizjen e automjeteve që do të bëhen nëpërmjet rrugëve nëntokësore.
Rehabilitimi ka të bëjë me ndërtimin e aksit të qarkullimit të makinave, për të “shfryrë” trafikun e rënduar në qendër të Tiranës.
Burime nga bashkia bëjnë të ditur se nga këto punime u përfitua një aks i qarkullimit të makinave përreth sheshit "Skënderbej", si zgjidhje emergjente për situatën e rënduar të trafikut në Tiranë. Ndërkohë, rishikimi i planit urbanistik do t’i japë zgjidhjen përfundimtare planifikimit afatgjatë të sistemimit të sheshit. Edhe Plani i ri Urbanistik, që do të jetë gati brenda 10 muajve, konsiderohet i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të qytetit. /Start/
2011-11-13 09:00