E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëlluan me armë drejt policisë, arrestohen babë e bir

 Në pranga ranë Mark Lleshi, 64 vjeç dhe i biri i tij, Altin Lleshi, 28 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pas gjatë natës së shkuar pasi këta shtetas kanë gjuajtur me breshëri armësh.

Ngjarja ndodhi në aksin e vjetër të rrugës Lezhë-Kallmet, kur forcat e rendit kanë shkuar për të kontrolluar një automjet të ndalur në cep të rrugës. Policia tha se në një distancë prej rreth 100 m prej veturës, persona te paidentifikuar kane gjuajtur me arme zjarri.

Gjate këqyrjes se vendit te ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 17 copë gëzhoja mod.56 (rreth 100 m nga vetura SH 3778 C) ndërsa pranë mjetit u gjend një gëzhojë pistoletë, ndërsa në banesën e shtetasit Mark Lleshi u gjend një arme zjarri mitraloz i lehtë, i cili do të dërgohen për ekzaminim në D.P.Shkencore Tiranë.

Gjithashtu me cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe mjeti audi 80. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale te “Kanosjes ne bashkëpunim”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. /Start/

                                                                                             2011-11-13 10:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›