E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen 2 sekserë, nën hetim një punonjës i hipotekës

Sektori kundër korrupsionit në drejtorinë e policisë së Tiranës në bashkëpunim me Taks force me anë të operacionit të koduar "sporteli i hapur" ka bërë të mundur arrestimin e dy sekserëve dhe po heton në gjendje të lirë edhe një punonjës të hipotekës.
Burime nga policia theksojnë se janë arrestuar shtetasit Orion Kolezi 30 vjeç dhe Shkëlqim Levanaj 46 vjeç pasi kanë përfituar 500 mijë lekë për një vërtetim hipotekor.
Ndërkohë nën hetim është edhe zëvendës regjistrusi i zyrës së hipotekës Altin Spaho i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›