E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane arrestohen 4 persona per vjedhje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona nën akuzën e vjedhjes. Tre persona janë arrestuar si autorë të vjedhjes se 11 mijë eurove në kasafortën e një magazine me materiale ndërtimi. Uniformat blu arrestuan Ali Kastratin, Miklaim Metaliajn dhe Dritan Rexhën në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.

Ndërkohë i arrestuari i katërt akuzohet se ka vjedhur me armë shtetasin O. Rustemi. I prangosuri Mariglen Hoxha 21 vjeç rezulton të ketë vjedhur shumën e parave prej 20 mijë lekëve të reja një shpërndarësi ushqimesh fast-food. Policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›