E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrim online per Universitetet

Tani mjafton një kompjuter dhe një adresë emaili dhe fare lehtë mund të regjistrohesh në universitetin ku do të ndjekësh studimet. Në adresën e internetit të Ministrisëe së Arsimit dhe Shkencës në faqen kryesore të maturës shtetërore paraqitet opsioni i regjistrimit për në fakultet. Nëse klikon mbi të shfaqet një dritare ku duhen plotësuar të dhënat individuale si emër, mbiemër, numri i identitetit, adresë e-maili. Pasi konfirmon veprimin, në një faqe tjetër paraqitet informacioni, që ka të bëjë me degën e studimit pas miratimit të të cilit programi pyet studentin, nëse do të vazhdojë konkurimin për preferencën më të lartë, apo do të bëjë regjistrimin përfundimtar, hap ky me të cilin përfundon dhe faza e parë e regjistrimit. Për fazën e dytë studentët duhet të paraqiten në sekretaritë e fakulteteve, ku depozitohet edhe dosja me dokumentacionin përkatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›