E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia plan masash per sigurine ne shkolla

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor policia e kryeqytetit ka marrë një plan masash për forcimin e rendit dhe sigurisë publike pranë qendrave studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve. Masat konkrete të forcave të rendit, ishin në qendër të një takimi të zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tirane, me Prefektin Kletis Kruja.
Prefekti i Tiranes Kruja porositi drejtuesit e policisë të bashkëpunojnë me stafin pedagogjik, me qëllim parandalimin e ngjarjeve apo fenomeneve negative pranë qendrave studentore.
Policia e Tiranës do të angazhojë pranë objekteve shkollore punonjës policie te cilët do të ndihmojnë edhe për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave. Vëmendja në këtë drejtim do të përqendrohet ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara. Ato do të identifikojnë dhe kontrollojnë elementët me precedentë penal, që cenojnë rendin e qetësinë publike si dhe do të intensifikojnë masat ndaj personave që kanë tendencë shpërndarjen apo përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla apo në ambientet për rreth tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›