E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, plagosi motrën me thikë, pranga 36 vjeçarit

Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar I cili akuzohet se ka plagosur me thikë motrën e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 36-vjeçari Ylli Colaj, pasi akuzohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë motrën e tij shtetasen K. C., 34 vjeç e cila aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe thikën me të cilën 36-vjeçari ka kryer krimin ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›