Nishani fjalim në OKB: Shqipëria mbështet lirinë e kombeve

“Historia e njerëzimit është në fakt edhe historia e evolucionit të ligjit dhe e marrëdhënieve të shoqërive me ligjin. Sa herë që ne kemi humbur vizionin për ligjin në nivel kombëtar dhe në nivel ndërkombëtar, jemi përballur me trazira, lufta dhe vuajtje. Çdo herë që i jemi përkushtuar ligjit dhe i kemi shndërruar në mbarëbotërore parimet e tij, kemi gjetur paqen, marrëveshjen dhe begatinë”, tha Nishani në fillim të fjalës së tij.
Ai theksoi se populli shqiptar ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me sundimin e ligjit. “Zbatimi i shpërfytyruar i sundimit të ligjit dhe aftësia me të cilën ligji është zbatuar për t’u shërbyer koncepteve të drejtësisë së klasës sunduese, krijoi në Shqipëria njërën prej diktaturave më djallëzore të Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, përpjekja e popullit shqiptar për demokraci në vitet ’90-të ishte e lidhur ngushtësisht me mos aprovimin ndaj parimeve të qeverisjes së një shteti të papërgjegjshëm ndaj ligjit të tij të shpallur e të dekretuar. Mijëra qytetarë ishin bërë subjekt i ndëshkimeve kolektive, i gjykimeve politike dhe i një arbitrariteti të shumëfishtë nga ana e gjykatave dhe në mospërputhje me normat e të drejtave të njeriut”, shtoi ai.
Nishani shprehet se sundimi i ligjit në nivel kombëtar është shndërruar në parimin udhëheqës për një demokraci të re dhe të fuqizuar. Në këtë kontekst, Shqipëria tha ai, ka përafruar të gjithë legjislacionin me ligjin ndërkombëtar.
Për këtë arsye, Presidenti thotë se Shqipëria mbështet dhe mbron të drejtat e njeriut dhe përkrah luftën e të gjithë popujve për liri anembanë botës që nga Siria deri në Mianmar. “Çdo regjim që dhunon ligjin e lirisë duhet të japë llogari në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Shqipëria ka mbështetur dhe gjithmonë do të vazhdojë të mbështesë mandatet e Gjykatave Ndërkombëtare për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në luftën ndaj pandëshkueshmërisë si dhe në vendosjen e standardeve të një drejtësie botërore në interes të paqes dhe sigurisë”, u shpreh.
Për sa i përket rajonit të Ballkanit, Nishani tha se shqiptarët dhe boshnjakët kanë përjetuar disa nga luftërat më të tmerrshme në emër të nacionalizmit të keqpërdorur. “Mendjet shoviniste përligjën ideologjinë e superioriteti të tyre mbi popujt e tjerë duke legjitimuar gjenocidet dhe masakrat që pasuan. Dy dekadat e fundit kanë treguar se nuk është një detyrë e lehtë që ta kthesh këtë faqe në librin e historisë së Ballkanit. Shkaktarët e këtyre tragjedive dhe gjenocideve natyrisht që nuk mund të jenë në gjendje ta bëjnë këtë gjë vetëm. Ajo që nevojitet është miratimi i të gjithë popujve, por para së gjithash dhe mbi të gjitha, nevojitet miratimi i viktimave që kërkojnë drejtësi. Vërehet me shqetësim se në Ballkan, në vend të kërkesave faljesh të sinqerta për masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar, ne na serviren deklarata mohuese dhe mbi të gjitha, deklarata të bëra nga nivelet më të larta”, vijoi ai. /Start/
2012-09-25 09:02