E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte, Halimi: Bllokim i qellimshem nga PS

Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, akuzoi dje opoziten se po pengon ne menyre te qellimshme miratimin e nje ligji te domosdoshem per integrimin e vendit, ate per "Gjykaten e Larte". Teksa u shpreh optimist se Shqiperia i ka shanset qe kete here te marre ftesen per statusin e vendit kandidat, Halimi shtoi se kjo do te ndodhe gjithnje nese kreu socialist lejon opoziten te votoje kete nisme te rendesishme ligjore. Ne intervisten qe i dha mbreme gazetares Sonila Meco ne Tv ABC News, z.Halimi u ndal gjate te reforma ne drejtesi, si dhe pengesat qe po hasin ne diskutime dhe votime, nismat ligjore qe kerkojne shumice te cilesuar te votave ne Kuvend. "Me mosvotimin e projektligjit per Gjykaten e Larte, Edi Rama po ben perpjekjen e fundit per bllokim. Nderkombetaret jane shprehur qarte qe duhet te plotesohet edhe ajo cka ka mbetur ende pa u miratuar, si projektligji per Gjykaten e Larte, pasi ndryshe rrezikohet edhe kete here ftesa. Do te jete rasti unikal, qe nje kryetar i nje force politike, qe pretendon ndonjehere te behet kryeminister, te pengoje integrimin, duke menduar se po i ben dem mazhorances", - theksoi Halimi. Sipas tij, opozita e ka bojkotuar qe nga fillimi i diskutimeve projektligjin per Gjykaten e Larte, nje nisme qe pengon edhe zbatimin e ligjit per "Gjykaten Administrative". Ministri verejti se socialistet ne menyre te qellimshme po behen pengese, pasi nisma ligjore ka marre verejtjet dhe diskutimet e nevojshme nga ekspertet dhe pas kesaj kaloi per shqyrtim ne komisionet parlamentare te Kuvendit, ku ende pret te nise puna. "Vetem kete muaj kam shkuar gjashte here ne Komisionet Parlamentare, per te shqyrtuar nismen per Gjykaten e Larte dhe socialistet nuk e mundesojne kete. Edhe dje ne mbremje prita nga ekspertet qe te kete ndonje amendament nga socialistet per kete nisme, por pa rezultat. Ekspertet e mi me pohuan se nuk kane asnje gje te tille nga opozita", - kritikoi ministri. Ai shtoi se ky projektligj eshte hartuar me asistencen e Bashkimit Europian, misionit Euralius dhe moderator i diskutimit ka qene Vasilis Maragos. Ndersa shtoi se nga miratimi i ketij projektligji varet edhe integrimi i vendit, sepse eshte pjese e 12 rekomandimeve te KE-se, sikurse edhe heqja e imunitetit. "Nuk ka shqiptar qe nuk ka degjuar keto jave ambasadoret e partneret nderkombetare si z. Fyle, per miratimin e ketij projektligji", - u shpreh z.Halimi. Per sa i takon zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem, ministri tha se eshte ende heret te flitet per te. Kurse kujtoi se Kushtetuta e percakton qarte kete ceshtje, qe mandati i prokurorit eshte 5 vjet.

Dosja "Xhakja"

Nga ana tjeter, kreu i drejtesise shqiptare pohoi se dje ne mbremje mori ne dore inspektimin e Keshillit te Larte te Drejtesise per gjyqtarin e ceshtjes "Xhakja" dhe ai nenshkroi procedimin disiplinor. "Me ka ardhur dje pasdite inspektimi i Keshillit te Larte te Drejtesise (KLD) per ceshtjen Xhakja. Menjehere nenshkrova kerkesen per procedim disiplinor per gjyqtarin. Priten objeksionet e gjyqtarit brenda 10 diteve. Deri me 5 tetor, gjyqtari duhet te sjelle objeksionet e veta, pas kesaj do t'i propozoj KLD-se se si do te veproje ne varesi shkeljeve", - u shpreh Halimi. Keto komente, ministri i Drejtesise i dha dje ne nje interviste per "ABC News".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›