Aksident ne rrugen e Durresit ne Tirane plagoset pasagjeri
Një automjet tip Benz Rexhina me targa të Kosovës ka dalë nga rruga në të gdhirë të ditës së sotme duke u përplasur me disa pemë dekoruese. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Durrës, pranë Ministrisë së Arsimit. Për pasojë është plagosur pasagjeri i automjetit, I cili ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa drejtuesi i saj është lënduar, po pa asnjë shqetësim shëndetësor. Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet dhe oficerët e policsë gjyqësore të Policisë Rrugore të Tiranës. Nga veprimet në vendngjarje dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e daljes nga rruga të automjetit tip Benz, teksa vinte nga sheshi Rilindja për në drejtim të Sheshit Skënderbej. Burimet nuk bëne të ditura rezultatet e analizës së alkoolit në gjak të drejtuesit të mjetit, i cili dyshohet të ketë përdorur pije të tilla.