Vlore digjet makina e kryetarit te Bashkise Shpetim Gjika
Automjeti personal i kryetarit të Bashkisë së Vlorës është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që dyshohet se ngjarja është e qëllimshme dhe zjarri është shkaktuar me lëndë djegëse. Automjeti tip benz ngjyrë e zezë me targa AA 815 AN pronë e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ishte parkuar në parkimin përballë pallatit, ku ndodhet banesa e tij në vendin e quajtur “Shkolla e Marinës”. Policia po heton ngjarjen ndërsa ende nuk ka dalë me një konkluzion të qartë për ngjarjen.