E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen për shpërndarje droge 2 persona

Policia e Tiranës me anë të operacionit të koduar "Parkimi", ka sekuestruar 70 gramë heroinë dhe ka arrestuar dy persona. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit janë arrestuar shtetasit Julian Shkalla, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike" dhe Dardan Koçi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 70 gramë lëndë narkotike heroinë e cila ishte e ndarë në 47 procione, të cilat shërbenin për t`u shitur dhe hedhur në treg si dhe dy automjete në pronësi të tyre.
 

Arrestimi i këtyre shtetasve, u bë i mundur falë një pune 3 - mujore të Seksionit Kundër Narkotikëve dhe kapja e tyre u realizua në afërsi të zonës së Brrylit në Tiranë.
 

Sipas policisë të dy të arrestuarit vepronin me synim shpërndarjen e lëndës narkotike heroinë, në zona të ndryshme në kryeqytet.
 

Pas një pune hetimore të policisë, ka rezultuar se këto shtetas, shpërndanin lëndën narkotike Heroinë me një shtrirje të madhe gjeografike në Tiranë, dhe më konkretisht në zonat e "21 Dhjetorit", "Unazë e Re", në afërsi të "Zogut të Zi", Stacioni i Trenit, zonat e Brrylit dhe e Oxhakut në Tiranë.

Ndërkohë ndaj dy të arrestuarve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "Prodhim, shitje të lëndëve narkotike" dhe materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›