Kurbin, arrestohet për vjedhje 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme pasi akuzohet për vjedhjen e një banese në Kurbin.
Burime nga policia e Kurbinit bëjnë me dije se është arrestuar 36-vjeçari Alfred Krosi i cili akuzohet se në datën 08.09.2010, ka vjedhur banesen e shtetasit A.Likmeta në Fushë-Mamurras të rrethit Kurbin, ku vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vjedhje është në shumën 15.000 lekë të reja.
Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit Alfred Krosi i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale të "Vjedhjes".