E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, vritet gabimisht 46-vjeçari

Një sherr mes dy grupeve në konflikt me njëri-tjetrin ka çuar në vrasjen gabimisht të një tjetër shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve në Bulqizë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të qytetit të Bulqizës ku dy grupet në konflikt pas një sherri mes tyre kanë përdorur armët dhe nga të shtënat është vrarë gabimisht një kalimtar.  Mësohet se viktima është 46-vjeçari Fehmi Kurcami i cili ka qënë duke ecur në rrugë dhe në momentin dy grupet kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit 46-vjeçari është qëlluar gabimisht me armë zjarri duke vdekur në vend.
 

Ndërkohë mësohet se si pasojë e të shtënave janë plagosur edhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur por mësohet se ata janë dërguar në spitalin e Bulqizës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorët e vrasjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›