Topalli: Kuvendi do miratojë të hënën marrëveshjen për gazsjellësin TAP
Kuvendi i Shqipërisë do miratojë të hënën marrëveshjen për TAP-in. Lajmi konfirmohet nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Facebok”. “Të hënën në séancë plenare Kuvendi do miratojë marrëveshjen trepalëshe, me Italinë dhe Greqinë për gazsjellësin TAP. Ky është projekt gjigant, me madhori për Shqipërinë në fushën e energjisë. Përmes tij, mundësohet gazifikimi i Shqipërisë. Çdo familje shqiptare do ketë mundësim që me çmim shumë më të ulet të siguroje energjinë për ngrohje, gatim e nevojat e tjera. Kjo përkthehet kursim për çdo familje. Çdo biznes do sigurojë energji të bollshme e shumë më të lirë. Kjo do të thotë fitim më të madh për bizneset, investime e mijëra vende të reja pune. Vetë ndërtimi i këtij gazsjellësi sjell miliarda $ investime të reja në Shqipëri, 20 000 vendeve të reja pune ne 4 vitet e ardhshme. Me këtë gazsjellës, ne afrohemi më shumë me Evropën. Shqipëria bëhet aleat kyç strategjik për BE. Ne bëjmë punë të mëdha. Ne flasim me vepra. Ne jemi Ndryshimi-PËRPARA”, shkruan Topalli.
...