E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për një tjetër cunam në Japoni

TOKIO- Japonia paralajmëroi sot rrezikun e një cunami prej 50 centimetrash në brigjet verilindore pas një tërmeti me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter qe ndodhi në thellësi të Oqeanit Paqësor.

Agjencia meteorologjike japoneze theksoi se epiqendra e tërmetit ishte regjistruar në 210 kilometra nga brigjet Hokkaïdo (ekstremi i veriut) dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Japonia paralajmëroi kundër një rreziku për cunami me një lartësi maksimale prej 50 centimetrash që mund të prekte brigjet e prefekturës Aomori, d'Iwate dhe Hokkaïdo. Më 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë nëntë ballë të shkallës Rihter goditi këtë rajon duke shkaktuar një cunami gjigand që shkatërroi qytete dhe fshatra duke shkaktuar rreth 19 000 të vdekur dhe të zhdukur
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›