Tiranë, arrestohet gjakovari për vjedhje makinash
Në pranga ra shtetasi Albin Sulejman Gjoci, 30 vjeç, banues në Gjakovë Kosovë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ndërkohë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve, Albert Sherif Haraçia, 25-vjeç, banues në Përbreg, Kukës dhe Shkëlzen Avdyl Matmuja, 23-vjeç, banues po në këtë fshat. Këto shtetas mbrëmë në rrugën “Qemal Stafa”, pranë shkollës së Kuqe dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një automjet tip “Benz”.
Nga hetimet e realizuara deri më tani, dyshohet se këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, kanë vjedhur automjete të cilat i kanë shitur në qytetin e Kukësit. Kështu u dokumentua vjedhja e një automjeti në qershor të këtij viti në në afërsi të bllokut të ambasadave, tek dyqani i “Volzvagen”. Ndërkohë, po gjatë këtij muaji kanë vjedhur një tjetër automjet “Volzvagen 3” në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë.
Po në muajin Qershor 2010, tek sheshi “Rilindja”, dyshohet se kanë realozuar vjedhjen e automjetit tip “Benz”, me ngjyrë gri, mjete të cilat, dyshohet se janë shitur në bashkëpunim përmes tyre, në qytetin e Kukësit. Ndërsa, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti me targa 452 KS 655 dhe një çelës me të cilin hapnin automjetet. Aktualisht, vazhdon puna intensive mbi dokumentin e një sërë vjedhjesh të automjeteve të realizuara nga këto shtetas, me tendencë vjedhjet e automjeteve.