Vasili: Strategji për luftën ndaj kancerit
Kreu i shëndetësisë ishte i pranishëm në seminarit për hartimin e Planit të Veprimit për Kanceret tek femrat. Aktualisht, në vend funksionon Komiteti Kombëtar i Kontrollit të Kancerit, që drejtohet nga zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, një ndër objektivat e të cilit është pikërisht përpilimi i një strategjie të përballimit të problemit.
"Ky dokument do të na ndihmojë në dy drejtime; shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe racionalizim shpenzimesh dhe energjish, që do të duhet të përdoren në mënyrë efikase në drejtime të tjera", theksoi Vasili.
Kontrolli i faktorëve të riskut, depistimi dhe zbulimi i hershëm, diagnostikimi dhe trajtimi mjekësor dhe shërbimi paliativ ndaj të sëmurit, janë shtyllat kryesore ku mbështetet Strategjia e Kancerit, nënvizoi më tej ministri i Shëndetësisë, sipas të cilit, "parandalimi e dispistimi, si dhe zbulimi i hershëm i kancerit janë kyçi për të patur sukses të mëtejshëm".
Element mjaft i rëndësishëm janë dhe fushatat e ndërmarra, të cilat kanë ndihmuar për sensibilizimin e grave dhe vajzave për t'u depistuar.